Vrasësi i Ardit Gjoklajt hap tenderin për pastrimin e parave të drogës me 200 milionë euro, prandaj shembet teatri

E mërkurë, 31 July 2019 16:52

Bashkia e Tiranës nën drejtimin e konkubinës së Ramës është kthyer në megalavatricen e pastrimit të parave duke filluar nga 780 leje ndërtimi deri tek projekti i Teatrit një megapastrim pastrim parash. 

Rama dhe Veliaj, ky dyshe dashnorësh betoni kanë vendosur që përfundimisht ta shkatërrojnë kryeqytetin e shqiptarëve Tiranën. E nisi shkatërrimin Edi Rama me mijëra leje të dhëna në kryeqendrën e shqiptarëve dhe po e bitis, po e shuan fare Tiranën që duan shqiptarët dhe po ndërtojnë Tiranën që ata duan. Nuk pyesin fare as ligj, as maliq, madje nuk kanë frikë as në zot, por po marrin para çfarë gjejnë, po shkatërrojnë çdo gjë që e identifikonte kryeqytetin e shqiptarëve me trashëgiminë dhe po ngre kulla. Këta dashnorë kullash dhe PPP, në emër gjoja të dashnisë për të ngritur institucione dhe godinë në funksionale po iu ngrenë nga një kullë kudo dhe po e kthejnë Tiranën në një surrogato betoni. E bënë eksperimentin me stadiumin “Qemal Stafa” që nuk shihet me sy dhe po kërkojnë ta zgjerojnë. Prej vitesh tashmë po tentojnë të uzurpojnë  truallin e teatrit kombëtar përmes shembjes së një trashëgimie kulturore duke ndërtuar kulla 20 kartëshe që sipas opozitës ato po pastrohen 200 milionë euro. Vrasësi i Ardit Gjoklajt hap tenderin për pastrimin e parave të drogës me 200 milionë euro, prandaj shembet teatri. Madje këtë aferë e ka aq për zemër dhe shefi i tij Rama i cili ishte në pseudo ceremoninë e inaugurimit të vënies në krye të detyrës të kreut të Komitetit Ekzekutiv për Tiranën Erion Veliaj si një zar të vetin dhe me 780 leje ndërtimi me e pakta qe mund te bente Rama ishte te shkonte dje ne bashki!
Me vrasjen e një te riu thjesht dhe vetëm për ca para me shume, Edi Rama s’mund te bënte me pak se ta bënte hero Erjonin kryemashtruesin e Tiranes.
Ne fund te fundit është i njëjti Rame qe kishte Elvis Roshin, një i dënuar për përdhunim e rreth 350 kriminele e trafikante qe i veshi me pushtet. S’mund te jete me poshtë ne listën e te preferuarve te Rames një mashtrues i korruptuar si Erjon Veliaj, qe nesër do te jete përkrah Dakos si njeriu qe po pastron paratë e krimit te organizuar me ndërtimet ne Tirane!
Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin e bazuar në ligjin special të tetorit të kaluar ndërsa kryeministri Edi Rama u përpoq të mbrojë trashëgiminë e vet politike të koncesioneve të shumëkritikuara si dhe shpalli se nuk do të presë shqyrtim të çështjes nga Gjykata Kushtetuese pas padisë se presidentit Meta.

Modifikuar më E mërkurë, 31 July 2019 21:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...