Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pak minuta më parë në Elbasan, ku disa persona kanë mbetur të plagosur nga një përleshje me armë zjarri,
Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë Pallatit të Sportit në Elbasan, ku personat janë qëlluar nga jashtë lokalit. Është ende i paqartë numri i personave të plagosur të mbetur nga kjo ngjarje, ku fillimisht u fol për tre të tillë, ndërsa në minutat e fundit përflitet se janë 2 të tillë.
Ndërkohë Policia ka ngritur postblloqe në hyrje të qytetit, për të ndaluar autorët, ndërsa nuk ka ende një komunikatë paraprake nga Policia.