'Infeksionet spitalore pranë zeros falë PPP-ve'/ Vasili i përgjigjet Ramës: Shkollëpaku bën si mjek dhe flet broçkulla!

Premte, 02 August 2019 18:17

Implementimi i procesit të sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë në spitalet tona, ka çuar drejt zeros numrin e infeksioneve spitalore në plagët post-kirurgjikale.

Kështu do të shprehetj pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, i cili gjatë bashkëbisedimit me gazetarët do të deklaronte se, ulja e infeksioneve spitalore i ka dhënë fund edhe njëherë një gangrene të sistemit shëndetësor.

Por deklaratave të kreut të qeverisë i përgjigjet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili teksa e quan Ramën “shkollëpaku që bën si mjek e flet broçkulla”, shkruan ndër të tjera se, “ndonjë "shejtan a shejtane" në kryeministri a ministri vazhdon e tallet si gjithmonë me këtë injorant, se e dinë që ky ç'ti japësh para atë flet, njëlloj si qentë që hanë ç’tu venë përpara  herë ndonjë kockë, herë konserva, herë mbeturina gjellësh”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Shkollepaku ben si mjek dhe flet broçkulla!!

Shkollepaku tha ne nje nga zderhalljet e tij mediatike para ca ditesh se "infeksionet spitalore jane afer zeros se ky kishte bere PPP(koncesion) per sterilizimin e instrumentave".

Ndonje "shejtan a shejtane" ne kryeministri a ministri vazhdon e tallet si gjithmone me kete injorant, se e dine qe ky ç'ti japesh para ate flet, njelloj si qente qe hane çtu vene perpara  here ndonje kocke, here konserva, here mbeturina gjellesh.

Infeksionet spitalore kane dhjetra arsye perse  shfaqen dhe per kete arsye jane edhe teper te veshtire per tu luftuar kudo ne bote edhe ne ambientet spitalore me infrastrukturen me te persosur e moderne.

Sterilizimi i instrumenteve eshte vetem njeri nga keto dhjetra shkaqe dhe as ka qene ai percaktuesi ne dominimin e tyre dhe aq me pak qe ti conte drejt zeros.

Pasi beteja me infrastrukturen e dobet dhe me shume sherbime mjeksore qe jane burim i infeksioneve spitalore apo nozokomiale si dhe rezistenca teper e rritur ndaj antibiotikeve jane ato qe percaktojne e dominojne te gjithe tablone e ketij problemi madhor te mjeksise boterore.

Asnje specialist mjeksie ne bote nuk do guxonte te thoshte qe po cojme ne zero infeksionet spitalore se sterilizuam instrumentet me PPP((koncesion).

Ka edhe nje protokoll te plote qe detajon luften kunder infeksioneve spitalore qe ne vitin 2012,i cili u pergatit nga specialiste te shkelqyer profesionalisht dhe teper modeste moralisht.

Po ta lexonte sado pak kete protokoll shkollepaku do skuqej per brockullat,qe flet.

Megjithate te nderuar miq, keto shpjegime ishin vetem per ju dhe ne respekt te deshires tuaj per te ndare informacione korrekte.

Ky shkollepaku nuk lexon e kupton asnje rresht nga keto sepse ai eshte rehat.

Ai i eshte i lumtur se di shkrim e lexim dhe keto mjaftojne, qe ai te vazhdoje te lexoje cfare ti vene perpara si qeni me ushqimin me nje fjale...

1 / 2
 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...