Mbi 1 milion shqiptarë pushuan në Greqi/ Ua kalojnë edhe gjermanëve dhe britanikëve për shpenzime në disa zona

Saturday, 03 August 2019 17:28

Këtë verë është folur shumë për braktisjen që shqiptarët u kanë bërë pushimeve në Shqipëri, duke zgjedhur një destinacion tjetër, që u ofron kushte dhe oferta më të mira verore.

Tashmë është evidente që shqiptarët në masë po braktisin Shqipërinë për të pushuar në Greqi.

Sipas shifrave zyrtare që vijnë nga shteti fqinj, shqiptarët renditën të 10-tët në listën e vizitorëve në Greqi.

Dhe janë të parët përsa i përket tre krahinave të njohura për resurset turistike, kur për nga shpenzimet ua kalojnë edhe turistëve gjermanë dhe italianë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Studimor i Organizatës të Bizneseve Turistike të Greqisë në vitin 2018 mbi 1 milion vizitorë shqiptarë kaluan pushime në vendin fqinj, ku ishin të parët në 3 zona të veriut e veriperëndimit.

Po sipas këtij instituti shqiptarët nuk janë turistë të dorës së dytë, pasi ata kanë shpenzime maksimale.

Madje në disa zona të Greqisë ia kalojnë edhe turistëve nga vendet e Bashkimit Europian, si Gjermania, Britania e Madhe dhe Italia.

Në vitin 2018 në Greqi hynë 1.121.472 vizitorë shqiptarë me një rritje 16,2%.

Shqiptarët kryesojnë në tre krahina greke, në Maqedoninë Perëndimore, Epir dhe Greqinë Perëndimore, edhe pse nuk renditen ndër vendet e para për qëndrim afatgjatë.

Në Maqedoninë Perëndimore shpenzimet e turistëve shqiptarë janë 10 milionë euro njësoj me ato të gjermanëve dhe bullgarëve.

Në zonën e Greqisë Perëndimore shqiptarët janë të parët me 29 milionë euro të shpenzuara duke ua kaluar turistëve nga Gjermania që kanë harxhuar 26 milionë euro dhe atyre nga Britania e Madhe me 14 milionë euro.

Në krahinën e Epirit, shqiptarët janë të dytët me 40 milionë euro, pas gjermanëve që kryesojnë me 52 milionë euro, por para italianëve me 19 milionë euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...