Përfshirja në krim, trafik droge dhe korrupsion janë kriteret për të qenë pjesë e majave të Rilindjes.
Kështu shprehet në një reagim të tijin kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.
Ai risjell në vëmendje edhe rastin e kryetarit të FRESSH në Kolonjë, Pandi Cunge, i cili edhe pse më 28 qershor qëlloi me thikë një 35-vjeçar, jo vetëm që nuk u dënua, por është emëruar së fundmi administrator i Njësisë Administrative Qendër, raporton Syri.net.
Reagimi i plotë i Belind Këlliçit:
Nese kryen nje krim, trafik droge apo korrupsion dhe je pjese e Rilindjes, nuk shkon ne burg por merr post te larte. Keto jane kriteret e Edi Rames per drejtuesit e qeverisjes se tij.
Rasti me i fundit eshte ai i kryetarit te FRESSH Kolonje, Pandi Cunge. Me 28 qershor ai qelloi me thike nje 35 vjeçar, pasi kishte ofenduar ne faqen e facebook, kandidatin e PS ne Kolonje, Erion Isai. Ai nuk u denua, perkundrazi u emerua ne detyre te larte si Administrator i Njesise Administrative Qender. Keto jane standartet, keshtu vepron ligji per Edi Ramen dhe kriminelet e tij rilindas!