Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një dalje për mediat nga Selia e LSI është shprehur se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme në përputhje me dekretin e Presidentit.
Sipas tij opozita i njeh përgjegjësitë e mëdha qe 85% e shqiptarëve i kanë ngarkuar dhe vullnetin e tyre për zgjedhje të lira dhe jo moniste.
“Opozita do të jetë e gatshme që të bëjë çdo sakrificë për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme. Dje opozita i kërkoi zyrtarisht KQZ-së që të fillojë përgatitjet për 13 Tetorin. Pa zgjedhje të lira nuk pa për të pasur kurrë shtet ligjor”, tha ndër të tjera Vasili.