Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë humbur jetën disa dhjetëra qytetarë.
“Shumë i trishtuar dhe i tronditur nga humbjet e jetëve të pafajshme në ElPaso dhe Ohio. Lutjet dhe mendimet e mia për familjet e viktimave. Solidaritet me kombin e madh amerikan🇺🇸 🙏🙏”, shkruan Presidenti Meta.