Memoriali turk te Liqeni, Veliajt e pranon se dha lejen: "S’është hata, as tradhti!"

Diel, 11 August 2019 12:59

Nga selia e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku përcolli urimet për festën e Kurban Bajramit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj komentoi çështjen e memorialit të vendosur nga ambasada turke pranë Parkut të Liqenit Artificial.

Veliaj deklaroi se në këtë zonë janë mbi 50 pika ku përkujtohen ngjarje apo individë të ndryshëm dhe se për të gjithë ata që vapa e gushtit i kapi në ngut për fletërrufe, s’ka ndodhur asnjë hata apo tradhti.

“Në atë territor ka mbi 50 pika, ku janë kujtuar raste të ndryshme, dhe secili ka mundësi të respektohet. Unë do të thosha t’i lëmë të vdekurit të qetë dhe kush do që t’i respektojë me një qiri, me një lule apo me një lutje, t’i lëmë gjithashtu të qetë. Tirana zemërmadhe ka vend për të gjithë. Ndaj, për të gjithë ata që vapa e gushtit i kapi në ngut për fletërrufe, s’ka ndodhur asnjë hata, le më tradhti apo ndonjë shkelje e kësaj natyre. Pushime të mbara të gjithëve dhe gëzuar festën”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se ata që ankohen për këtë çështje, as nuk u ka rënë në mendje për atë pjesë të parkut e cila dikur ishte zaptuar e mbuluar me ferra e plehra.

“Nuk i prish punë askujt. Më thonë është në cepin e Liqenit, ku shumica prej atyre që ankohen as iu ka rënë në mendje kur ishte mbuluar me ferra dhe kur digjej plastikë dhe ku zaptohej si territor. Lart, në katin e dytë të KMSH lashë duke u përqafuar drejtuesin e të krishterëve me drejtuesin e myslimanëve. Kjo është fryma e kësaj feste, të fokusohemi tek gjërat që na bashkojnë. Tek Liqeni dhe në të gjithë Tiranën ka vend për të gjithë”, nënvizoi Veliaj.

Modifikuar më Diel, 11 August 2019 14:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...