Skandali i ndodhur në Maqedoni, ku kanë dalë përgjime që implikojnë edhe kryeministrin Zoran Zaev, ka nxjerrë në pah edhe standardet e dyfishta që ndërkombëtarët përdorin.
Komisioni i Zgjerimit në ikje, Johannes Hahn ka reaguar ditën e sotme në lidhje me skandalet që po ndodhin në Maqedoninë e Veriut.
‘Maqedoni e Veriut. Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta duhet të vazhdojë e pandërprerë. Sa i përket zbulimeve të fundit, është shumë e rëndësishme që të veprojë ligji për të gjitha krimet, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me përgjime të paligjshme’, shkruan Hahn në njërin status
Reagimi i Hahn ka ardhur vetëm 3 ditë pas shpërthimit të skandalit dhe kjo tregon se vetë komisionari i Zgjerimit po përdor standarde të dyfishta.
As Johannes Hahn e as ndonjë zyrtar tjetër i BE-së ka më shumë se 6 muaj që nuk thonë asnjë fjalë për qeverinë e korruptuar të Edi Ramës, për blerjen e votave, për video përgjimet e dala në Zërin e Amerikës dhe në Bild.
Asnjë fjalë nga Johanes Hahn ndaj Edi Ramës apo qeverisë së tij, duke ngritur pikëpyetje të mëdha në lidhje me standardet që përdorin zyrtarët ndërkombëtarë.
I çuditshëm është fakti se Johannes Hahn apo ndonjë zyrtar tjetër nuk ka thënë asnjë fjalë për Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin apo zyrtarë të tjerë të PS-së që janë kapur në përgjime duke blerë vota, duke kërcënuar njerëz për vota, e duke larguar edhe njerëz nga puna, po për vota.
Ditët e fundit të qëndrimit në detyrë të Komisionerit të Zgjerimit kanë nxjerrë në pah të vërtetat që qytetarët shqiptarë i kanë shprehur me kohë, për standardet e dyfishta që zyrtarët e lartë të BE-së kanë mbajtur ndaj qeverisë së korruptuar të Edi Ramës.