Rama, kryeministri turko-serb

Saturday, 17 August 2019 13:53

“Shqipëria është shndërruar në një koloni të Turqisë”. Kështu do ta shpjegonte pak ditë më parë opinionisti amerikan David Filips veprimin e qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës për të ngritur një memorial në nder të viktimave të grushtit të shtetit në Turqi. Një akuzë e cila qëndron po ti referohemi nënshtrimit që Shqipëria po bën ndaj kërkesave të presidentit turk Erdogan.
Sot shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve po vuajnë tradhtitë kombëtare nga drejtuesit e qeverive si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Në Kosovë u tentua projekti i serbomadhisë, projekt fatkeq i cili u varros në samitin e Berlinit dhe ideuesit e tij Rama, Vuçiç dhe Thaçi u shfaqën hapur. Ndërsa në Shqipëri, shqiptarët u habitën kur befas një pllakate mermeri u vendos si memorial për disa të rënë që nuk kanë lidhje me Shqipërinë. Në të vërtetë kjo mbetet një qokë e kryeministrit Rama ndaj presidentit Erdogan, por pyetja del se ç’lidhje ka populli shqiptar se kush u vra në grushtin e shtetit, sipas palës turke? Ajo është çështje brendshme e Turqisë dhe nuk kishte pse Tirana zyrtare përzihej në glorifikimin e atyre që ranë për Erdogan.
Memoriali ka trazuar ndërgjegjen kombëtare, pasi nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe duket një provokim i rrezikshëm sa kohë është Erdogan në pushtet, sepse vrulli online shqiptar për ta rrëzuar atë memorial mund të sjellë komplikacione të rrezikshme për vendet tona.
Ky është rasti i dytë kur Edi Rama shet shqiptarët, ndërsa me projektin e Serbomadhisë tentoi të shiste Kosovën Serbisë, me përqafimin e kërkesave të “vëllait” të tij Erdogan, Rama po shet Shqipërinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...