‘Ky Mazniku, kokërr fiku’/ Gazetari shpërthen ndaj nënkryetarit të lali Erit

Diel, 01 September 2019 17:57

Gazetari Ylli Dylgjeri e ka cilësuar qesharak justifikimin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku, i cili tha se dhomën e shtrenjtë në hotet në Spanjë ja ka paguar ‘Fusha SHPK’, pasi kishin fituar një çmim.

Sipas Dylgjerit, kjo logjikë e Maznikut është e përligjur, edhe pse ligji e ndalon.

Ja postimi i Dylgjerit:

Ky Mazniku, ky kokërr fiku!

Ja çthotë Mazniku:

“Fusha ma pagoi hotelin meqenëse së bashku fituam një çmim”, kjo është përgjigja e përmbledhur që jep nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, lidhur me skandalin e pagesës së biletës së hotelit në Barcelonë, plot 1816 euro.

Meqë “Fusha shpk” dhe Bashkia e Tiranës paskëshin fituar një çmim në Barcelonë, i bie

që sipas “logjikës” së Maznikut, kjo pagesë është e përligjur, edhe pse ligji e ndalon!!!

Login to post comments