Ndoka e Vasili flasin për përballjen me Ramën në këtë sezon të ashpër politik

Hënë, 02 September 2019 19:48

Kriza, Vasili: Rama e ka humbur përfundimisht mundësinë për të diktuar kushtet

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane konfirmojnë se opozita është e bashkuar në qëllimin e saj, largimin e Ramës nga pushteti. Në një prononcim dhënë për “News 24” nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili dhe kreu i PDK, Nard Ndoka japin arsyen se përse tre partitë e opozitës, LSI, PAA dhe PR kërkuan të regjistroheshin në zgjedhjet e 13 Tetorit.

“Në ndërmorëm këto hapa zyrtare, por edhe politike më shumë se sa zyrtare, për t’i vënë në dukje brenda, por më tepër edhe jashtë vendit, që nuk ka asnjë vullnet për zgjedhje të lira e të ndershme, por ka vetëm një mentalitet: për të vendosur monizmin në Shqipëri”, theksoi Petrit Vasili.

“Ishte një tezë që tre parti politike bënë një kërkesë thjeshtë në aspektin formal, duke i dhënë mundësinë kësaj mazhorance që ta respektojë datën 13 tetor si ditë zgjedhjesh”, u shpreh kreu i demokristianëve, Nard Ndoka.

Negociatat me Ramën

Dy aleatët e Bashës shprehen të prerë teksa thonë se negociata me Ramën nuk mund të këtë, për shkak se ai nuk garanton zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe se është i lidhur me krimin.

“Edi Rama ka humbur përfundimisht politikisht dhe moralisht të gjitha mundësitë për të qenë ai që dikton kushtet. Sepse ka vjedhur zgjedhjet, ka shkatërruar zgjedhjet, por ka vjedhur dhe ka shkatërruar ekonominë shqiptare. Fatet e 3 milionë shqiptarëve nuk mund të merren peng dhe nëpërkëmbë për shkak të një njeriu që ka përfunduar tashmë, që ka vdekur edhe politikisht edhe moralisht”, u shpreh nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Ndërsa kreu i PDK-së, shprehet më radikal në qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje.

“Nuk ekziston as edhe një mundësi për dialog në këto momente, kështu që këto formulat me Ramën, pa Ramën, besoj se nuk kanë asnjë lloj rëndësie”, deklaroi Nard Ndoka.

Mandatet e opozitës

Vasili e Ndoka janë të të njëjtit mendim lidhur me djegien e mandateve të opozitës.

“Djegia e mandateve ishte unifikimi i vullnetit popullor me vullnetin politik dhe mesazhi më i fortë që i është dhënë politikës shqiptare për sot e për gjithë jetë që kurrë më parlamenti nuk duhet të jetë dhe nuk mund të shërbejë si farsë e pushtetit, por duhet të jetë oponencë e pushtetit”, tha Vasili.

“Nuk mund të qëndronim në një Parlament që kryeministri e kishte kthyer në një arenë gladiatorësh, i cili tallej herë pas here me rolin e opozitës institucionale, nuk kishte sensin e kompromisit, të dialogut për asnjë nga reformat e rëndësishme”, u shpreh Nard Ndoka.

Qëndrimi i Presidentit

E vetmja pikë ku Vasili dhe Ndoka ndahen disi, është Presidenti Meta. Për demokristianin, Presidenti duhet të kishte bërë më shumë për të mbrojtur Kushtetutën dhe dekretin e tij për zhvillimin e zgjedhjeve të 13 tetorit.

“Besoj se Presidenti në këtë pikë po tregohet disi anemik për hir të realitetit. Pra, nuk i ka dalë zot dekretit të tij. Kemi një president republike të cilit pushteti i ka dhunuar dekretin e tij, pra i ka shembur Kushtetutën. Presidenti është garant i kësaj Kushtetute, Presidenti duhet të gjejë mënyrat, format për të rivendosur kushtetutshmërinë e dekretit të tij”, tha Ndoka.

Ndërsa për Vasilin, Meta ishte njeriu i cili shmangu një përplasje civile në 30 qershor dhe u afroi partive mundësinë për të zgjidhur krizën politike.

“Një rol i shkëlqyer në pikëpamje politike, në pikëpamje shoqërore dhe në pikëpamje morale. Uli me veprimet e tij në minimum tensionin social i cili ishte shpërthyes dhe moralisht vendosi qytetarin Ilir Meta në raport shumë të drejtë me qytetarët e tij, dhe jo në raport qytetarin President Ilir Meta që të shikonte interesat e tij. Sepse ai vuri në dispozicion edhe mandatin e tij dhe rizgjedhjen e tij në funksion të zgjidhjeve. Përgjithësisht, Ilir Meta ka prirë dhe një novator i politikës shqiptare, por në këtë rast ishte më shumë se kaq, sepse luajti rolin e një ekuilibri shumë të madh dhe ka shpëtuar Shqipërinë besoj në një nga krizat më të egra e më të ashpra me të cilat ajo mund të përballej së paku më 30 qershor”, u shpreh nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Aksioni i opozitës

Sa i përket aksionit të opozitës, dy aleatët shprehen në një mendje teksa thonë se vetëm protestat mbarëpopullore, do mund të bëjnë presionin e duhur ndaj Ramës.

“Denoncimin e tij pa kompromis, diskreditimin përfundimtar të një klike që ka rrëmbyer pushtetin dhe një aksion i madh mbarëpopullor. Këto shina janë të palëvizshme, sepse vetëm këto realizojnë zgjedhje të lira e të ndershme pa të cilat kriza në Shqipëri nuk zgjidhet”, deklaroi Petrit Vasili.

Këtë javë pritet që Opozita e Bashkuar të zhvillojë një takim, ku do të vendoset konkretisht se kur do të nisë aksioni i opozitës dhe se cilat do të jenë risitë këtë sezon të ri politik.

“Ne nuk kemi ndërmend të përballemi me armë, se vetëm kjo ka mbetur si ndryshim i kushteve. Por, përballja frontale me këtë kryeministër duhet të jetë akoma më e fortë, akoma më e ashpër me të gjitha metodat dhe format demokratike”, u shpreh kreu i PDK-së, Nard Ndoka

Modifikuar më Hënë, 02 September 2019 19:49

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...