Strazimiri-Mogherinit: Sot Ballkani ka mbërritur në pikën ku s’ka më as stabilitet e as standarde demokratike

Hënë, 02 September 2019 21:43

Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri i është përgjigjur thirrjes së ish-kreut të diplomacisë europiane, Frederica Mogherini e cila deklaroi se BE duhet të tregohet e mençur duke i kujtuar se integrimi i vendeve të Ballkanit është në dobi të të gjithëve.

Reagimi i ish-deputetit Strazimiri

Në dobi të mençurisë, e jo “In nome della Rosa” …

Përse sot kjo kolpo “mençurie” dhe “reflektimi” mbi dobinë e integrimit të Ballkanit perëndimor??
Sot, që ballkani i qeverisur nga anëtarët e Internacionales Socialiste që nga Novi Sad në Delvinë e Manastir, lëngon nën zgjedhën e krimit dhe korrupsionit aq sa të mësyjë dyert e Evropës me qindra mijë të dëshpëruar në vit…?!
Pse nuk ishte as “e mençur” e as “e dobishme” të avanconte në integrim atëhere kur Shqipëria fjala vjen, standardet politiko – ligjore e sociale i kishte të denja për t’u antarësuar në NATO, e luftën kundër krimit dhe kontrollin e territorit e të kontigjentit kriminal, e kishte të denjë për t’i hequr regjimin e vizave?
Pse duhej bllokuar integrimi i Shqipërisë fjala vjen në kohën kur eksportonte vetem 40 kg marijuanë në vit, dhe kishte vetëm 107 kërkesa për azil në Evropë, dhe na qenkësh “e mençur” dhe “e dobishme” integrohet sot që eksporton qindra mijë azilantë e tonelata drogë?
Tani që Kryeministri, ministrat dhe kryebashkiakët janë provuar si partnerë të organizatave kriminale, e ku lista e kandidaturave që ofron partia e nënkryetarit të Internacionales Socialiste, Edi Ramës, janë të gjitha nga bota e krimit?
Ç’mençuri është e ç’dobi i sjell Evropës dhe evropianëve vendosja e shenjës së barazisë me një shoqëri që po braktis shtëpitë nga sytë këmbët, për t’i shpëtuar thundrës së absolutizmit të krimit?
Për më tepër kur vetë ti, e ke mbajtur pezull pas dere për 4 vjet JO për shkak të krimit e korrupsionit, JO! Por, sepse parlamenti nuk miratonte dot politikisht, bllokuar pa shkak më urdhër të Nënkryetarit të Internacionales Socialiste Edi Rama, ligjin e stër-ekspertizuar ndërkombëtarisht… “Për statusin e nëpunësit civil” …
Ky qe “problemi” dhe “standardi” para 6 vjetësh!!!!
Por para 6 vjetësh, vendin e drejtonte Sali Berisha, jo nënkryetari i Internacionales Socialiste, “uno dei compagni che sbagliano”…
3 muaj para se Sali Berisha të dorëzonte pushtetitn, ligji ” thelbësor për funksionimi e një administrate evropiane e jashte ndikimeve politike”, ai “Për Statusin e nëpunësit civil” u miratua, por vdiq pa hyrë në fuqi asnjë ditë!!!
E vrau “il compagno” Edi Rama, ditën që mori pushtetin, dhe ti s’u ndjeve më…
S’u ndjeve siç s’u ndjeve kur Italinë e përmbyti droga e Habilajve dhe Sajmit Tahirit, skafet e marihuanës dhe konteinerat e kokainës e avionët e kanabisit, e kur parlamenti u kthye sa hap e mbyll sytë në një korridor burgu me gjithë kuptimin e fëlliqësisë që përmban shprehja…
“I compagni che sbagliano” morën të gjithë mirëkuptimin e nevojshëm përmes ndërrimit të tekstit nga “standarde demokratike” në “stabilitet me çdo” kusht…
Nga një “sbaglio” në tjetrin, e nga një “mirëkuptim” në tjetrin, sot Ballkani ka mbërritur në pikën ku nuk ka më as stabilitet e as standarde demokratike! Por, pikërisht sot na qenkësh “e dobishme” dhe “e mençur” për Evropën dhe evropianët, t’u hapin dyert e t’u heqin gardhin narko-qeverive Internacionaliste Socialiste që futën krimin deri në prokurori me sistem dhe ligj, e që shkaktuan eksodin më të madh në kohë paqeje…
E mençur madje e ndershme ndaj ballkanasve por edhe evropianëve, do të ishtë që gjërat të bëheshin e të thuheshin në emër të së vërtetës, jo në emër të “trëndafilit” … compagna!!!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...