Provat konkrete që implikojnë PS-në, ja raporti që iu dorëzua ndërkombëtarëve për 30 qershorin

Tuesday, 03 September 2019 20:44

Aleatët e Lulzim Bashës zbulojnë se Partia Demokratike ka përgatitur një raport te detajuar mbi shkeljet dhe pa ligjshmëritë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe ua ka dërguar atë partnerëve ndërkombëtarë. Mediu e Ndoka tregojnë se në këtë raport ka prova konkrete që implikojnë Partine Socialiste, në vjedhjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Është një raport me të gjitha faktet që kanë ndodhur gjatë gjithë këtij procesi farsë zgjedhor dhe e ka përcjellë atë pranë të gjith autoriteteve ndërkombëtare që nga SHBA-të, Bashkimin Europian, OSBE, në ODIHR, e kështu me radhë, ku të gjitha këto autoritete të kenë mundësi për të parë të gjithë realitetin që ka ndodhur”, u shpreh për “News 24”, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

“Janë të gjitha dokumentat që opozita ka pasur në dispozicion ditën e zgjedhjeve, duke filluar nga rritja fiktive e numrit të votuesve. Janë pamjet filmike, fotografitë, janë elementet kriminalë që kanë marrë pjesë, është interferimi i drejtuesve të pushtetit duke ushtruar presion ndaj administratës që ata të dalin në zgjedhje; janë personazhe që shihen disa herë duke i marrë njerëzit me forcë dhe dhunë nëpër shtëpitë e tyre, duke i ushtruar presion për vendin e punës. Janë filmimet e komisionerëve të cilët mbushin kutitë e votimit. Pra, janë prova pa fund”, theksoi kreu i PDK-së, Nard Ndoka.

Raporti i PD-së

Po çfarë përmban ekzaktësisht raporti i Partisë Demokratike, i cili i është dorëzuar tashmë OSBE-ODIHR-it? Përgjigjen për këtë çështje e jep Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso.

“Raporti përmban çdo lloj prove shkresore, material filmik: video, fotografi, denoncime të personave të ndryshëm, mesazhe të cilat janë bërë publike dhe në portale dhe një pjesë tjetër nuk është bërë publike, të cilat u drejtohen strukturave të Partisë Socialiste, të cilat iu udhëzojnë se si të rrisin në mënyrë fiktive pjesëmarrjen në procesin e votimit, dhe një sërë dokumentash të tjera të cilat nuk janë bërë publike, por në mënyrë të detajuar i janë bashkëngjitur raportit në çdo kapitull të tij për të ilustruar sa më mirë atë që ne kemi thënë. Ne i kemi thënë dhe stërthënë, dhe nuk ka mbetur as i madh e i vogël, jo vetëm në Shqipëri, por edhe partnerët tanë të cilët na asistojnë në procesin zgjedhor, që janë bindur se Edi Rama nuk bën dot zgjedhje, që Edi Rama nuk do që të bëjë zgjedhje, dhe Edi Rama edhe kur garon vetë nuk i shpëton dot tundimit për të futur duart në proces dhe për të vjedhur vetë procesin”, u shpreh zyrtari Partisë Demokratike, Ivi Kaso.

Raporti i LSI-së

Paralelisht me PD-në, edhe LSI-ja ka përgatitur një raport të sajin mbi zgjedhjet e 30 qershorit, që sipas eksponentëve të kësaj partie, po ashtu përmban prova se në 30 qershor, zgjedhjet u manipuluan.

“Ka një pafundësi faktesh dhe denoncimesh te provuara lidhur me turpin e votimeve të 30 qershorit për të provuar njëherë e përgjithmonë, për t’u hequr edhe të huajve çdo lloj iluzioni që në Shqipëri drejton një kryeministër që si hajdut votash, manipulues votash dhe procesit të votimeve as nuk është parë dhe as dio të shihet më kurrë në Shqipëri. Për të gjitha llojet e variacioneve që ka manipulimi, qoftë me hedhje votash në kuti, qoftë me votim të hapur, qoftë me shënim njerëzish nga lista që nuk ekzistojnë fare, qoftë njerëz që kanë bërë sikur kanë votuar por që nuk kanë qenë fare në Shqipëri, qoftë me menyrën e numërimit ku numëruesit janë mbyllur brenda, etj, etj. Pra, është një variacion kaq i madh sa s’ka ku të vejë më”, u shpreh nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Pritet që raportet në fjalë të bëhen publikë vetëm pas raportit përfundimtar që ODIHR do të publikojë për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, të cilat u zhvilluan pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...