Denari është bërë si Maku…

Tuesday, 03 September 2019 21:38

Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, kërkoi dje nga salla e Kuvendit, që KQZ të caktonte datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore për bashkinë e Shkodrës, atje ku kandidati i Rilindjes, Valdrin Pjetri, nuk mundi të marrë mandatin për shkak të të shkuarës së tij kriminale.

Deklarata e Ballës zbuloi në një farë mënyre skenarin që që do të aplikojë Rilindja për të zgjidhur ngërçin e krijuar në këtë bashki, e vetmja që nuk u mor në kontroll nga Edi Rama pas votimeve të 30 qershorit.

Pavarësisht se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton qartë se është Presidenti ai që dekreton datën e zgjedhjeve, duket se Rilindja ka gjetur Denarin dhe 3 kolegë të tij rilindas në KQZ për të zëvendësuar Kreun e Shtetit.

Balla propozon, Denari miraton! Balla urdhëron, Denari zbaton.

Kjo ndodhi me dekretet e Presidentit për 30 qershorin apo caktimin e 13 tetorit si datë zgjedhjesh vendore.

Denari u kthye në një kamikaz, duke marrë përsipër hedhjen në kosh me 4 kartona anëtarësh KQZ të dekretit të Presidentit dhe duke vendosur një precedent të rrezikshëm për të ardhmen. Denari me këtë vendim mori rolin e Gjykatës Kushtetuese dhe u mburr me faktin se kolegji zgjedhor i kishte dhënë të drejtë një partie satelite të Rilindjes, mbi votimet e 30 qershorit.

Sot Denarit i kërkohet të vendosë datën e zgjedhjeve, pra i duhet të marrë kompetencat e Presidentit.

Nesër Denarit mund t’i kërkohet të marrë rolin e një gjyqtari të gjykatës administrative, apo punonjësi të gjendjes civile.
Madje ai mund të shfaqet edhe në tarracën e bashkisë së Lali Erit dhe të martojë çiftet, kur Lali mund të mos ketë kohë, apo pastori që drejton Këshillin Bashkiak, të mos ndjehet mirë.

Me pak fjalë Denari është bërë si Maku, personazhi në filmin Zëvendësi i Grave. Isimaku zëvendësonte gratë kur merrnin leje, madje edhe lejen e lindjeve, bëhej llogaritar, furnitor, ekonomist, magazinier.

Njësoj si Maku është bërë Denari sot. Ai shfaqet herë si anëtar i KQZ, herë si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, herë si gjyqtar rrethi, dhe po përgatitet të bëhet edhe President.

Maku i KQZ mund të bëjë çdo detyrë, mjafton që ajo t’i vijë si propozim, urdhër apo qoftë edhe si ide nga Rilindja.

Nga Boldnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...