“Videot e 30 qershorit në duart e OSBE”, numri 2 i PD: Si ia dogjëm skenarin Ramës, SHBA dhe BE gati …

E mërkurë, 04 September 2019 00:55

Nënkryetari i PD, ish-deputeti Edi Paloka, deklaroi në studion e News 24 se raporti i opozitës me foto dhe video nga 30 qershori është dorëzuar te OSBE/ODIHR. I ftuar në rubrikën “Opinion”, ish-deputeti Paloka u shpreh se kryeministri Edi Rama priste që më 30 qershor opozita të ushtronte dhunë, në mënyrë që të justifikohej më pas për humbjen, por ky skenar iu dogj.

“Është dërguar raporti, ka video që lidhen me ato që ndodhën më 30 qershor. Absurdi është se edhe ato zgjedhje që i bëri vetë, i mundua t’i manipulojë. Ai mendoi se ne do ushtronim dhunë, që të thoshte pastaj se shqiptarët donin të votonin, por nuk i la opozita, por ne ia dogjëm skenarin”, tha Paloka.

Më tej, ish-deputeti Edi Paloka foli dhe për krizën e thellë politike dhe djegien e mandateve në bllok nga opozita. Paloka tha se ka një ndërgjegjësim të ndërkombëtarëve për kambanën e alarmit në vendin tonë, dhe se ata e kanë kuptuar tashmë kërkesën e opozitës për dorëheqjen e Ramës.

“Në asnjë rast, kur ishim në Parlament, nuk na u dhanë të drejtat elementare që na takonin. Rasti i fundit ishte Komisioni Hetimor për Saimir Tahirin, i cili nuk mori asnjë vendim. Me protesta kambana e alarmit nuk dëgjohej fort, qëllimi me vendimet tona të forta, si djegia e mandateve, ishte të dëgjohej kjo kambanë. Në të gjitha takimet që kemi pasur me ndërkombëtarët, ka një ndërgjegjësim dhe mirëkuptim nga ata.

Do vijë dita që do flasin vetë ata. E kanë kuptuar pse e kërkojmë dorëheqjen e Ramës. Për këtë na ka ndihmuar vetë Rama me atë që bëri para, më 30 qershor, dhe pas. Fakti që ndërkombëtarët kanë filluar të lëvizin, jo sot, ata kanë lëvizur që më parë për krizën, por nuk ka pranuar Rama, kemi zhvillim pozitiv. Pas zyrtarit të DASH, do vijnë përfaqësues të Bundestagut. Si do jetë rezultati nuk di ta them, sepse ka një njeri që nuk e do zgjidhjen e krizës”, u shpreh ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...