Pas raportit të OSBE/ODIHR, Basha flet për hapin e radhës të opozitës

E Enjte, 05 September 2019 20:45

Ka përfunduar takimi i kreut të opozitës Lulzim Basha me krerët e partive aleate. Pas takimit Basha ka zbardhur detajet se çfarë është diskutuar në mbledhjen e opozitës së bashkuar.

Basha tha para mediave se një nga pikat e diskutimit ishte raporti i OSBE-së, i cili tregoi edhe njëherë se në Shqipëria ka marrë fund shteti ligjor.

Gjithashtu Basha tregoi se në këtë takim u fol edhe për zgjidhjen e krizës politike, e cila është largimi i menjëhershëm i Edi Ramës.

‘Rapporti tregoi se Shqipëria nuk ka shtet nuk ka institucione. Nuk është rrëzuar vetëm KQZ, por raporti tregon se këtu ka rënë shteti, drejtësia, gjykatat, dhe është shkelur çdo ligj. Këtu janë përfshirë në shkelje ligjit të gjithë. KJO ka ardhur sepse në Shqipëri ka marrë fund shteti i së drejtës. Raporti tregon se Rama ka varrosur jo vetëm zgjedhjet, por edhe demokracinë, dhe ekonominë. Në këtë kuptim sot ne shohim një shtet privat, kriminal, personal të Edi Ramës, i cili ka rrëzuar shtetin e së drejtës. Prioriteti ynë kryesor është dhënia fund e kësaj gjendjeje, e vetmja rrugë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme me qeveri tranzitore. Rama duhet të largohet se nuk ka zgjidhje tjetër. Ndodhemi para një momenti kyç, ku në më pak se një muaj e gjysëm KE do të vendosë nëse do t’i hapë ose jo negociata me Shqipërinë. Ky është momenti që gjithsecili të marrë përgjegjësitë e veta. Ne si opozitë kemi diskutuar për të marrë përgjegjësitë tona. Ne jemi gati të ofrojmë dhe një platformë kombëtare për daljen e vendit nga kriza sepse gjendja ëhstë shumë e rëndë, saqë largimi i Edi Ramës nuk mjafton, duhet të kemi hapa të vendosur transformues për vendin’, u shpreh Basha.

Modifikuar më E Enjte, 05 September 2019 20:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...