Dëshmia e ish-efektivit që mund të fundosë Saimir Tahirin

Tuesday, 10 September 2019 21:26

Një nga dëshmitë që mund të fundosë ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri, është ajo e një ish-polici, i identifikuar si Naim Brahimaj.

Në dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Brahimaj ka rrëfyer se ish-ministri Tahiri e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar ndihmë pasi i ishte prishut skafi në Greqi.

Dosja është zbardhur nga “Balkanëeb”, sipas të cilit, Brahimaj ka thënë se e njeh Tahirin dhe është takuar me të në gusht të vitit 2014.

Më poshtë është pjesa e dëshmisë së Brahimajt te Krimet e Rënda ku ish-efektivi rrëfen njohjen me Tahirin, udhëtimin drejt Greqisë me njërin nga vëllezërit Habilaj me makinën tip “AUDI”, i ishte blerë ish-ministrit.

Pjesë nga dosja

Nga deklarimet e shtetasit Naim Brahimaj, punonjës policie, ai ka deklaruar për angazhimin e tij, mbi kërkesën e të pandehurit Saimir Tahiri, në funksion të ministrit të Brendshëm, për rregullimin e skafit, të përdorur nga ky i fundit në pushimet e tij në Greqi, në gusht 2014 si dhe për angazhimin më pas, në dërgimin e skafit në Itali për servis dhe kthimin e këtij të fundit përsëri në Shqipëri.

Sipas deklaruesit, gjatë karrierës së tij, ka punuar në Vlorë me detyrën e ndihmës specialist të forcave speciale, shofer dhe komandat skafi, pranë Repartit “Delta Forcë”. Në gusht 2014, në mbrëmje vonë, në numrin e tij telefonik; 06941….., u telefonua nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri, i cili i tregoi se i ishte prishur motori i skafit, ndodhej larg dhe i kërkoi mendim se si duhej të vepronte.

E udhëzoi të mundohej të ankoronte diku. Komunikoi disa herë me të atë natë dhe u njoftua se ishte mundësuar ankorimi. Saimiri i kërkoi që të nesërmen të shkonte në Greqi, ku ai ndodhej me pushime, ndërsa do ta merrte dikush me makinë dhe do të shoqërohej edhe nga një tjetër teknik. Të nesërmen, rreth pasdites, u telefonua nga Artan Habilaj, të cilin e njihte më parë. Me të, së bashku dhe me një shtetas tjetër, të quajtur Aurel Konakçiu, udhëtuan me automjetin ‘Audi’, i cili i ishte blerë Saimirit, në drejtim të Greqisë, duke kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar ‘Qafë Botë”.

Mbërritën kur ishte ende natë, në vendin e ankorimit të skafit. Artani si drejtues mjeti orientohej shumë mirë. Duke filluar që në mëngjes, ai dhe Aureli u morën me rregullimin e skafit, me mbishkrimin ‘Solemar’, me fuqi 234 KE, me dy motor, ‘Nanni’, me gjatësi rreth 12 metra, ndërsa Artani lëvizi pa ditur se për ku.

Më vonë aty mbërrin edhe Saimiri. Gjatë kohës së qëndrimit atje, u takua me babain e Saimirit, Bashkimin dhe shtetasen Elona Gjebrea, që ndodhej së bashku me bashkëshortin e saj. Rregullim i skafit zgjati disa orë. Drekuan dhe darkuan së bashku me të gjithë personat e tjerë, ndërsa bënë edhe një xhiro me skaf. Ai dhe Aureli fjetën në skaf, ndërsa të tjerët u larguan për në vendin ku kishin qëndruar. Për Artanin nuk mësoi se ku fjeti.

Të nesërmen paradite, ai Aureli dhe Artani u kthyen në Shqipëri me skaf dhe automjetin ‘Audi’ e lanë atje për ta përdorur familja ‘Tahiri’. Në kthim, mbërritën në Sarandë. Për të kryer procedurat e hyrjes në port u paraqit Aurepi si kapiten i Skafit. Vulosën pasaportat dhe më pas udhëtuan po me skaf në drejtim të Vlorës. Rreth orës 23:00 mbërritën në ‘Triport’ ku ankoruan skafin. Pas rreth një muaji Aureli e mori në telefon dhe i kërkoi që ta shoqëronte për në Itali, ku do të dërgonin skafin në servis.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...