Partia Demokratike ka akuzuar sot një tjetër kryebashkiak të Rilindjes se ka probleme me ligjin e dekriminalizimit.
Bëhet fjalë për kreun e bashkisë së vaut të Dejës, Mark Babani, për të cilin demokratët thonë se kanë dokumente që provonë se ndaj tij ka dënime në Itali dhe Maqedoni, të cilat nuk i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Në kushte të tilla, demokratët kanë kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme të verifikojë figurën e Babanit, i cili është kryebashkiaku i tretë i Rilindjes që rrezikon mandatin, pas valdrin pjetrit dhe Agim Kajmakut.
Lidhur me denoncimin e PD-së ka pasur një reagim nga kryebashkiaku Babani dhe dega e PS-së së Vaut të Dejës, ndërkohë që asnjë prej emrave drejtues të Partisë Socialiste nuk ka reaguar.
Burime nga PS theksojnë se Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar grupit të punës për Shkodrën të verifikojë akuzat, madje duke lënë një afat 1 javor.
Mësohet se ndaj Babanit nuk do të ketë ndonjë vendim për t’a larguar nga PS apo për t’u distancuar prej tij, deri në një reagim zyrtar nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme.
Pritet që Babani të thirret për të dhënë shenjat e gishtërinjve, një procedurë rutinë, në rastet e verifikimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.