Shtesa e kontratës për Kontrollin Teknik të Automjeteve, në shkelje të interesit publik!

E mërkurë, 11 September 2019 11:52

Nga Jorida Tabaku.

Kryeministri Rama dhe mazhoranca kanë përdorur si alibi të tenderave dhe PPP-ve klienteliste që kanë shpërndarë ato pak koncesione të dhëna nga qeveria demokratike. Por, sa herë që iu eshtë lipsur që të veprojnë kundër tyre ato kanë vepruar në të kundërtën. Rasti i koncesionarit SGS (apo siç njihet konçesioni i Kontrollit teknik të Makinave) është një nga rastet që bëri jehonë sepse PS në opozitë e kish atakuar dhe nëmazhorancë e rifirmosi si kontratë (shtesa e kontrates ne foto).

Megjithëse kompania në fjalë nuk kishte përmbushur asnjë kriter nga pikat e kontratës pararendëse për të cilin mund të zgjatej qeveria vendosi sërishmi ta firmosë zgjatjen e koncesionit.

Së pari, në kontratën e parë ishte përcaktuar si kriter se të drejtën për të kërkuar zgjatjen e kontratës me këtë kompani e ka shteti shqiptar (pra qeveria) dhe ai mund ta bëj vetëm nëse provon që ka interes publik të lartë për ta rifirmosur këtë kontratë. Në rastin konkret qeveria, e aq më tepër kjo mazhorancë, mund të kërkonin partnerë të tjerë që do të ishin më pranë parimeve që proklamonin dje në opozitë. Por, ata vendosën ndryshe pasi intersi personal i qeverisë ishte mbi interesin publik. Kështu hipokrizia e PS-së prevaloi edhe kësaj radhe.

Së dyti, qeveria nuk do të mund të mos firmoste një kontratë me kompaninë aktuale nëse ajo do të kishte respektuar detyrimin për të ri investuar 30% të i vestimit filestar 3 vitet e fundit e cila nuk ka ndodhur.

Së fundi, por jo nga rëndësia, ministria e energjitikes ka pasur për detyrë që gjatë periudhës nën kontraktim me kompaninë në fjalë të liberalizojë tregun. Fatkeqësisht në gjithë këto vite kontratë as qeveria nuk ka punuar në shërbim të liberalizimit të tregut që ishte një nga qëllimet themelore që u nënshkrua kjo kontratë.

Në gjithë këtë situatë, qeveria shqiptare nuk ka vepruar në interesin e publikut. Sakaq që gjoba prej 500 mln lekësh që është vendosur nga Autoriteti i Konkurencës për shkelje të kontratës nga kompania koncesionare nuk është marrë në konsideratë.

Kjo formulë nuk i shërben liberalizimit të tregut dhe kjo kontratë e thellon monopolizimin e tregut, pra shqiptarët do të paguajnë më shumë dhe me shtrenjtë prë një shërbim. Qeveria ndërkohë vazhdon të trajtojë kontratat koncesionare si mjet shantazhi dhe presioni për qokat e saj personale.

Sot kjo shtese kontrate u be publike nga Departamenti Antikorrupsion i Partise Demokratike, qeveria nuk dha as informacionin minimal pêr tê! Partia Demokratike nuk do te reshtê tê beje transparence per cdo afere korruptive, nuk do te reshte te evidentoje e coje para drejtesise kedo qe shkel interesin publik, pak rendesi ka nqs jane kontrata te sotme a te djeshmet!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...