Kryetari i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ka dorëzuar zyrtarisht në policinë shkencore shenjat e gishtave.
Burimet bëjnë me dije se pas letrës së dërguar në adresën bashkia Vorë ku pati një ngatërresë nga ana e postierit, e njëjta letër është dërguar më pas në adresën e Kajmakut në Prezë, ku ka shtëpinë.
Më pas Prokuroria e Përgjithshme dhe Njësia e Dekriminalizimit kanë administruar gjurmët e gishtave më datë 3 shtator.
Prokuroria i kishte marrë shenjat e gishtave të Kajmakut që me 30 gusht, por nga zyra Aleat.
Gjurmët e gishtave të Agim Kajmakut do të krahasohen me ato që do të vijnë nga Greqia.
Në një njoftim të pak ditrëve më parë, Prokuroria e Përgjithshme u shpreh: "Jemi në pritje të përgjigjes nga autoritetet greke të drejtësisë dhe atyre policore, të cilat janë vendimtare për marrjen e një vendimi."