“Më 11 tetor në Komisionin e Venecias”, Meta konferencë për mediat: Mos u merrni me këtë datë, data më e rëndësishme për vendin është..

E mërkurë, 11 September 2019 17:28

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë shtypi tha se Presidenca do të bashkëpunojë gjerësisht me Komisionin e Venecias.

Ilir_meta-Konference-mediat

Meta bëri me dije se do të jetë prezent në mbledhjen e Komisionit të Venecias, duke theksuar se do t’i japë përgjigje çdo lloj pyetje nga anëtarët e komisionit.

Dua të falënderoj Kuvendin e Shqipërisë për këtë respekt dhe besim që tregon ndaj Komisionit të Venecias, dhe tju bëj të ditur se bashkëpunimi i Presidentit me këtë Komision do të jetë jashtëzakonisht i shkëlqyer dhe transparent.

Në respekt të punës që ata kanë nisur, deri në 11 tetor u kemi dhënë një raport paraprak, lidhur me disa pyetje që Kuvendi ka drejtuar lidhur me përgjegjësitë e Presidentit.

Këto dokumente do të jenë publike në faqen zyrtare të Presidentit, do të jetë i hapur për kontribute, për tu pasuruar me kritika apo ide, sepse kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme në fushën e të drejtës, që do të studiohet edhe në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe unë jam përgjegjës.

Sfide që unë e mirëpres dhe sjell një ndërkombëtarizim të një çështje nga Kuvendi i Shqipërisë, por si një President tepër i bindur se është një shërbim i jashtëzakonshëm për demokracinë në nivele evropiane, këtë punë do ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kam shprehur gatishmërinë për të qenë i hapur në 11 tetor për çështjen në fjalë
11 tetori është datë jo e rëndësishme për Shqipërinë, sepse shqiptarët e dinë që presidenti s’ka  bërë shkelje të kushtetutës, përkundrazi, por kuptohet se çdo përpjekje për të sajuar një datë si fokus propagande, është lëvizje dëshpëruese për të shmangur datën më të rëndësishme, që është 18 tetori. Ndaj ftoj të merreni me 11 tetori, por aq sa duhet, por të merren të gjithë me 18 tetorin”, theksoi Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...