Meta: Informacioni mbi sulmet ndaj Kuvendit, i vërtetë! Dokumentet do tregojnë se ishte një situatë e çmendur

E mërkurë, 11 September 2019 17:30

Me rastin e përfundimit të vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias, të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, presidenti i Republikës Ilir Meta është duke zhvilluar një konferencë për mediat nga selia e Presidencës.

Sipas kreut të shtetit, kjo ishte koha e përshtatshme për të komunikuar me mediat dhe publikun pas vizitës të disa prej anëtarëve të Komisionit të Venecias.

Sipas Metës, "11 tetori është një datë e rëndësishme për Shqipërinë. Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës, por ka qenë shembëllturë e Kushtetutës. Është një lëvizje dëshpëruese për të shmangur 18 tetorin. Të merren me 11 tetorin, por të merren aq sa duhen me 18 tetorin".

 

I pyetur lidhur me deklaratat e tij në Komisionin Parlamentar lidhur me një informacion për sulme mbi Kuvendin e Shqipërisë, informacion i marrë për 7 qershor, Presidenti i Republikës deklaroi se: "Një ditë para të se publikoja veprimin për dekretin për zgjedhjet se kam patur informacione, kjo është e vërtetë. Nuk kam thënë asnjë herë gënjeshtër. Kam dhe informacione të tjera. Presidenca i ka kthyer përgjigje Kuvendit dhe institucionit që i përket ky informacion. Informacioni është totalisht i vërtetë. Ajo që mund tju them është se, do ti ndiqni zhvillimet e asaj kohe. Nuk do të ketë vetëm dokumente të sakrifikuara si sekret. Do ta kuptoni se ishte një situatë tërësisht e çmendur, që e tha edhe raporti final i OSBE/ODIHR". 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...