Tjetër mesazh nga Meta/ 'Unë jam i qetë, edhe kur artikuloj me forcë'

E mërkurë, 11 September 2019 17:57

Presidenti Ilir Meta, gjatë konferencës për shtyp që po zhvillon, ka treguar pse ishte i qetë në Komisionin Hetimor Parlamentar.

I pyetur nga gazetarët nëse kjo tregon një ulje të toneve me mazhoracën, kreu i shtetit tha se ai është iq etë edhe kur artikulon me forcë.

“Unë jam i qetë, edhe kur artikuloj me forcë. Para komisionit nuk mund të isha më shumë sesa i qetë sepse veprimet e mia janë kryer para gjithë qytetarëve shqiptarë, para kamerave, para kushtetutës dhe para të ardhmes evropiane. Nuk kam pasur asnjë arsye pse të sillesha ndryshe në këtë komision. Unë dua ti bëj  të qartë qytetarëve se unë do të jem shembulli i respektimit të institucioneve. Sundimi i ligjit dhe shtetit të së drejtës është vënë në pikëpyetje. Besoj se ka qenë një mundësi e dobishme për të gjithë për të kuptuar se Presidenti i Republikës ka respektuar kushtetutën e Shqipërisë. Ka respektuar në mënyrën më të mirë të mundshme këshillat që janë të detyrueshme", deklaroi ndër të tjera Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...