Meta: Dekreti eshte e drejte vetem e Presidentit ne baze te Kushtetutes

E mërkurë, 11 September 2019 17:59

Presidenti Ilir Meta ka folur në konferencën për shtyp edhe debatin e shumëpërfolur për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ku maxhoranca socialiste shpesh ka përgojuar që nuk ekziston termi zhdekretim në aktet që rregullojnë Presidencëm
“Presidenti i Republikës ka respektuar Kushtetutën e Shqipërisë, të gjitha detyrimet ndërkombëtare. Ata që nuk duan të binden sepse i tillë është interesi partiak është problemi i tyre. Jetojmë në shtetin e propagandës dhe në shtetin e së drejtës. Unë respektoj shtetin e së drejtës”, deklaroi Meta.
Por unë a kam të drejtë të nxjerrë dekrete. Dhe a ka të drejtë ti shfuqizoj dekretet që nxjerr. Kuvendi i Shqipërisë a ka të drejtë të nxjerrë ligje. A ka të drejtë që ti kthejë ligjet që nxjerr. Qeveria a ka të drejtë të nxjerrë vendime. A ka të drejtë ti shfuqizojë. Po unë kam të drejtë të nxjerrë një dekret për të shfuqizuar dekretet e mëparshme?
Qeveria a ka të drejtë të nxjerrë një vendim për të shfuqizuar një vendim të mëparshëm. Nëse unë do të bëhesha si shteti i propagandës, do na mjaftonte çështja e Beketit, po të shkojnë njerëzit në Strasburg.

Kjo është një e drejtë kushtetuese e padiskutueshme e Presidentit.

E gjitha kjo është një lojë propagandistike që njerëzit të thonë që ore me të verëtë e ka shkelur Kushtetutën ky Presidenti. Komsioni i Venecias nuk është komision propagande por i ka shërbyer më së miri shtetit të së drejtës.

Jemi me vërtetë shtet parlamentar por nuk duhet të harrojmë që Presidenti është Presidenti i Republikës, dhe si të tillë detyrat janë shumë të ndara, në bazë të të parimit ‘check and balance’-tha Meta.

 

Modifikuar më E mërkurë, 11 September 2019 18:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...