Skandali/ Prokurorisë i humbin videot e përplasjes së Suel Çelës me policinë

E Enjte, 12 September 2019 13:21

Zhvendosja e dosjes së përplasjes së makinës së Policisë shoqërua me humbjen e DVD-ve me pamjet e përplasjes. Kjo u bë e ditur në seancën e sotme të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku u në shqyrtim dosja në ngarkim të Suel Çelën, emri i të cilit u lakua pas përplasjes së makinës së Policisë në qytetin e Elbasanit.

Gjatë seancës, është diskutuar në lidhje me provat që disponohen ndaj Çelës, një personazhi të botës së ‘nëndheshme’ të krimit dhe të arrestuarve të tjerë pas incidentit me makinën e llojit ‘Audi’ në tregun ushqimor të Elbasanit.

Për 4 seanca, Krimet e Rënda kërkuan DVD-të, të cilat nuk gjendeshin në fashikullin e gjykimit. Ndërkohë, Gjykata bëri me dije sot se kishte arritur të gjente 11 DVD dhe një disk që nuk ishin në dosje, duke i rikuperuar në Institutin e Policisë Shkencore.

Gjykata kishte dërguar një shkresë edhe në Prokurorinë e Elbasanit, që e kishte vënë në dijeni se këto DVD nuk ndodheshin atje, pasi ishin nisur në Prokurorinë për Krime të Rënda. Prokurori Behar Dibra tha se nuk mund të shpjegonte këtë situatë, duke shtuar se dosja ka lëvizur plot tri here: në Elbasan, në Prokurorinë e Përgjithshme e më pas te Krimet.

Në fakt, video që nuk gjendet në dosje disponohet nga të gjitha mediat, që e kanë transmetuar menjëherë pas ngjarjes, ku duket se si automjeti ‘Audi’ që bën manovra. Nga kamerat e sigurisë shihet që makina ‘Audi’ bën tentativë për t’u futur në tregun ushqimor dhe gjatë kësaj përpjekjeje përplas makinën e Policisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...