Vendimi i turpshëm i Gjykatës së Krimeve të Rënda i dhënë mbrëmjen e së enjtes, ka nxjerrë në pah edhe një tjetër fakt skandaloz.
Prokuroria e ka shkatërruar me dorën e vet hetimin ndaj ish-ministrit të Ramës, Saimir Tahiri, të akuzuar për trafik droge, korrupsion të zyrtarëve në nivele të larta dhe shpërdorim detyre.
Sapo Arta Marku u votua si kryeprokurore e përkohshme me 69 vota nga mazhoranca e Ramës,, ndër vendimet e para ishte transferimi i prokurorëve që po hetonin Saimir Tahirin.
Ndryshimi i prokurorëve të çështjes, ka bërë që edhe shumë prova që ndodheshin në dosje të mos hetoheshin më e të përfundonin pa u mbrojtur në gjykatë.
Tre prokurorët që kishin nisur hetimin ndaj Saimir Tahirit dhe kërkuan edhe arrestimin e tij në parlament ishin Besim Hajdarmataj, Gentian Osmani dhe Elisabeta Imeraj.
Por çfarë ndodhi me të ardhur Arta Marku?
Besim Hajdarmataj u shkarkua nga drejtues i Krimeve të Rënda dhe më pas u transferua në Pogradec. Me këto dy vendime, Arta Marku ia hoqi dosjen Tahiri nga duart.
Më pas u largua nga hetimi i kësaj dosje edhe prokurorja tjetër.
Elisabeta Imeraj do të shpërblehej me emërimin si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, në favor të lënies së dosjes Tahiri.
I treti prokuror që ngeli në dosje ishte Gentian Osmani. Ai fillimisht u zgjodh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, (KLP-ja).
Por pasi kaloi vettingun e shkallës së parë, ndaj tij u bë ankimim nga Komisioneri Publik. Osmani u shkarkua nga shkalla e dytë e vettingut, duke u larguar edhe nga KLP-ja.
Të tre prokurorët që kërkuan arrestimin e Tahirit, u larguan brenda një kohe të shkurtër nga hetimi i dosjes së bujshme.
Me emërimin e prokurorëve të rinj, në këtë çështje filluan të bëhen më pak hetime dhe dosja përfundoi e cunguar në gjykatën e Krimeve të Rënda.