Xhixho: Shefi i vogël, shpëtoi nga burgu por formalisht u shpall fajtor që të shpëtojë shefi i madh

Premte, 20 September 2019 12:38

Deklarata për mediat e Nënkryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, në lidhje me vendimin e gjykatës për Tahirin.

Deklarata e plotë

Pandëshkueshmëria vazhdon të jetë sëmundje e pa shërueshme e institucioneve të zbatimit të ligjit. Megjithëse partnerët tanë ndërkombëtarë vazhdojnë të na bëjnë presion që kjo dukuri që stimulon krimin dhe korrupsionin të marrë fund.

Mirëpo, si mos mospërfillje ndaj detyrimeve që Shqipëria duhet të përmbushë edhe në kuadër të integrimit europian, pandëshkueshmëria u dëshmua në mënyrë më flagrante me farsën gjyqësore ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili u dënua për “Shpërdorim detyre”, si dëshmi e shpërdorimit prej shefit të madh, i cili natyrisht pasi e përdori viktimën e vet për të kanabizuar vendin , e dënoi viktimen e vet vetëm për “Shpërdorim detyre”.

Por nuk është vetëm pandëshkueshmëria sëmundje e pashërueshme e institucioneve të zbatimit të ligjit ne Shqiperi, por edhe standardi i dyfishtë.

Sepse, ndërsa Saimir Tahiri dënohet me shërbim prove, ata që nuk janë në shërbim të shefit të madh përfundojnë në burg edhe kur mbrojnë shtëpitë e tyre prej vjedhjes së pushtetit të shefit të madh,

Përfundojnë në burg edhe pse nuk kanë mundësi të paguajën faturat e energjisë elektrike,

përfundojnë në burg edhe pse nuk pranojnë të mbyllin gojën dhe të bëhen servilë dhe shërbëtorë të pushtetit kriminal të shefit të madh.

Shefi i vogël, shpëtoi nga burgu por formalisht u shpall fajtor që të shpëtojë shefi i madh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...