"Tahiri e ka përgjuar Ramën"

Premte, 20 September 2019 17:56

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka bërë sot një deklaratë të fortë, ndërsa tha se Saimir Tahiri i ka përgjuar të gjithë, përfshirë edhe një pjesë të Ambasadave të huaja.

Në një intervistë në “Top Talk” në Top Channel, zyrtari i Partisë Demokratike tha se me këto përgjime Tahiri kontrollon “Shefin e Madh”, ndërsa nënkuptonte kryeministrin Rama.

Sipas Nokës, me pajisjen Imsi Catcher është përgjuar opozita dhe Ambasadat e huaja në Tiranë. Ai theksoi se ish-ministri Tahiri nuk ka patur nevojë të shantazhojë ambasadorët sa kohë shantazhon kryeministrin e vendit.

“Pajisja Imsi Catcher, fakti që u fut në mënyrë të fshehtë dhe që ka lëvizur në të gjitha institucionet ku ka opozitë, përfshirë edhe ambasadat e rëndësishme, do të thotë që ajo lëviz vetëm për të përgjuar dhe ka një rreze përgjimi. Nuk ka patur nevojë të shtantazhojë ambasadat e huaja sepse ai ka shantazhuar dhe ka në xhep kryeministrin e vendit”, tha Flamur Noka.

I pyetur për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin e Tahirit me shërbim prove, Noka tha se Partia Demokratike nuk kishte asnjë pritshmëri, pasi procesi u shkatërrua, sipas tij, nga kryeprokurorja Arta Marku.

“Pritshmëritë tona i kemi publike që ditën që është emëruar kryeprokurore PPP-ja me emrin Arta Marku. Që ditën që Prokuroria e Krimeve të Rënda u shkatërrua me një të rënë të lapsit dhe hetimi i sapo i nisur nga ish-ministrit Tahiri u ndërpre. Që në atë kohë ne kemi bërë me dije se e gjitha kjo ishte një skenar i Edi Ramës për të shkatërruar hetimin ndaj Saimir Tahirit, pasi siç u vërtetua dje, Edi Rama është peng i Saimir Tahirit, ndërsa drejtësia është peng te Edi Rama. Nuk kemi patur ndonjë pritshmëri në lidhje me vendimin. Por vendimi ishte shok për opinionin publik sepse tregoi që drejtësia e re e Edi Ramës është drejtësi e vdekur”, tha Noka.

Modifikuar më Premte, 20 September 2019 18:00

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...