Reagime të forta nga SHBA dhe Britania e Madhe: Zhgënjim dhe pikëpyetje për gjyqin e Tahirit

Premte, 20 September 2019 21:34

Dënimi i Saimir Tahirit vetëm me 3 vjet shërbim provë dhe rrëzimi i akuzave për trafik droge dhe organizatë kriminale ka sjellë reagime të forta nga ambasadat kryesore në vend.

Ambasada Amerikane, pasi thotë disa fjalë pozitive për pavarësinë e gjyqësorit, nuk e fsheh zhgënjimin për vendimin e shkallës së parë të Gjykatës për Krime të Rënda. SHBA thotë se vendimi tregon pavarësi në rritje të gjyqësorit, por është shkurajues duke pasur parasysh akuzat e rënda në ngarkim të Saimirit Tahirit.”Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

Një reagim edhe më të ashpër ka bërë Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë. Në një komunikim me gazetarët, ambasadori Norman Duncan tha se vendimi për Saimir Tahirin ngre pikëpyetje.

Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend”, -thuhet në reagimin e ambasadës së Britanisë së Madhe.

Modifikuar më Premte, 20 September 2019 19:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...