Në një lidhje telefonike për Fax News, Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako deklaroi se të gjitha strukturat shtetërore janë vënë në shërbim të situatës emergjente në të cilën ndodhet vendi.
Ai tha se ka rreth 2500 ankesa nga ana e qytetarëve të cilave theksoi se shteti po u përgjigjet me radhë, ndërkohë që vlerësoi rëndësinë që ka strehimi I qytetarëve banesat e të cilëve kanë rrezik që të frekuentojnë qëndrat e emergjencës që janë ngritur.
“Janë organizuar të gjitha strukturat me mjete dhe forca që po vijojnë të ndjekin situatën që prej ditës së djeshme dhe gjatë gjithë natës së kaluar, nga përfaqësues të disa ministrive. Në Durrës dhe në Tiranë kanë ardhur forcat e zjarrfikëses kudo që ka pasur problem, ndërsa pritet që niveli in ujit të bie në zonat e përmbytura”, tha Çako.
Ndërkohë lidhur me situatën pas tërmeteve, Çako tha se në menaxhimin e saj shteti është në gatishmëri dhe po punohet për inventarizimin e dëmëve dhe përllogaritjen e tyre.
“Kemi pasur rreth 2500 ankesa nga qytetqarët ndaj të cilave strukturat janë përgjigjur dhe vijojnë të përgjigjen. Situatat që kanë të bëjnë me dukuritë natyrore, fatkeqësisht janë shfaqur njëra pas tjetrës, ndërkohë që në menaxhimin e tyre janë marrë masat përkatëse, janë bërë inventarizime mbi dëmet dhe pritet që puna të kalojë në fazën e vlerësimit. Rast pas rasti grupet e punës kanë bërë thirrje ndaj banorëve për të shkuar në qendrat e hapura për strehimin e atyre banesat e të cilëve kanë dalë jashtë funksionit”, tha shefi i Meregjencave Civile.