Nga Klajda Gjosha.
Qeveria quan 9 kushtet e votuara në një rezolutë nga Bundestagu Gjerman, arritje historike! Nuk e di se si mund të vazhdoj teatri i propagandës dhe përbuzjes me qytetarët.
Shqipëria duhej të merrte dritën jeshile për çeljen e negociatave pa kushte, jo për politikën, po për qytetarët shqiptarë!
Në këto momente nuk kemi asgjë për të festuar. por kërkohet urgjentisht një kalendar veprimi me të gjitha hapat që do të na cojnë në plotësimin e kushteve të vendosura për vendin. Tashmë kriza që dukej imagjinare për qeverinë është e përkthyer në një dokument zyrtar dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme!