PD braktis tryezën për reformën zgjedhore, largohet Ivi Kaso

E mërkurë, 25 September 2019 10:40

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt ka kërkuar dialog mes palëve në konferencën e cila ul maxhoranën e opozitën në bisedime për reformën zgjedhore. Ndërkohë, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso është larguar nga tryeza e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Para se të largohej, ai bisedoi edhe me ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt. Gjatë fjalës së tij, Kaso u shpreh se opozita iu përgjigj ftesës pozitivisht. Sipas tij, reforma është kusht për ecurinë drejt integrimit.

“Opozita e bashkuar mbështet një reformë të vërtetë zgjedhore. Angazhohet për të diskutuar një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre. Personat që janë subjekt i dosjes 339 dhe 184 janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me reformën e vërtetë zgjedhore që ka nevojë vendi. Për këtë arsye reforma e vërtetë zgjedhore mund dhe duhet të realizohet e zbatohet vetëm nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Kaso u shpreh se opozita nuk e njeh legjitimitetin e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, duke e cilësuar si një organ që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve. “Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare”, tha mes të tjerash përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso

Opozita e bashkuar propozoi ngritjen e një grupi të posaçëm për reformën në përbërje të cilit të ketë edhe përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë. “Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime”, shtoi më tej Kaso.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...