Basha: Pyesni Ramën pse refuzoi ofertën e partnerëve për zgjidhjen e krizës

E mërkurë, 25 September 2019 11:30

Në konferencën me gazetarët në lidhje me qëndrimin e Gjermanisë për çeljen e negociatave të Integrimit të Shqipërisë në BE, kreu i PD-së, Lulzim Basha zbuloi se kryeministri Edi Rama ka refuzuar ofertën e partnerëve për zgjidhjen e krizës. Më tej ai thotë se PD i tha PO propozimit të të huajve. ”Partia Demokratike dhe unë i kemi thënë PO propozimit të partnerëve tanë ndërkombëtarë që në datën 9 qershor. Ai që ka refuzuar propozimin për zgjidhjen e krizës, ai që ka refuzuar angazhimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës, është Edi Rama, sepse, donte të kapte pushtetin lokal me një proces monist, antikushtetues, siç duket qartë edhe nga provat e publikuara edhe nga raporti i OSBE-ODHIR, kriminal. Sepse për të pushteti i tij, vjen përpara Shqipërisë, vjen përpara shqiptarëve”.

Deklarata e plotë

Ashtu siç e kam bërë të qartë edhe herën e fundit që kemi diskutuar për këtë çështje, as unë, as Partia Demokratike, as opozita e bashkuar nuk kanë qenë pengesa për dialogun politik, për t’i dhënë fund krizës.

Partia Demokratike dhe unë i kemi thënë PO propozimit të partnerëve tanë ndërkombëtarë që në datën 9 qershor. Ai që ka refuzuar propozimin për zgjidhjen e krizës, ai që ka refuzuar angazhimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës, është Edi Rama, sepse, donte të kapte pushtetin lokal me një proces monist, antikushtetues, siç duket qartë edhe nga provat e publikuara edhe nga raporti i OSBE-ODHIR, kriminal. Sepse për të pushteti i tij, vjen përpara Shqipërisë, vjen përpara shqiptarëve.

Ndaj ju lutem nëse ju lejojnë, bëjani këtë pyetje kryeministrit : Përse ka refuzuar ofertën e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës? Sepse, nuk është as Partia Demokratike, as opozita dhe as unë shkaktari dhe fajtori për refuzimin e asaj oferte. Është një dhe një njeri i vetëm, dhe ky është Edi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...