“Troç muhabeti i thotë: Boll u bërë lavatrice e parave të drogës!” Me këto fjalë e ka përmbledhur, Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, njërin prej kushteve të Bundestagut Gjerman për Shqipërinë dhe pikërisht atë pjesë në të cilën thotë:
“Të angazhohet që Shqipëria gjatë procesit të negociatave t’i nënshtrohet procesit të dispozitave të Paktit Europian të Stabilitetit dhe ët rritjes, që ajo do të respektojë kriteret e stabilitetit dhe të Traktatit të Mastrihtit përpara se të bashkohet zyrtarisht në bashkimin monetar për një anëtarësim të mundshëm.”
Troç muhabeti, i thotë “Boll u bëre lavatriçe e parave të drogës. Pra, në gjuhën diplomatike dhe në gjuhën e BE, ka vendosur disa kritere.”