Sot njeriu që në CNN akuzoi dhe fyeu presidentin Trump, “si turp i civilizimit”, ka postuar një foto në rrejtët sociale dhe do ta shesë si takim. Njeriu i George Soros, Edi Rama, nuk e zinte gjumi për të bërë këtë foto dhe përpjekja për ta shitur si takim, për të gënjyer, është mjerane. Kjo është një foto protokolli, në përfundim të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku të gjithë liderët botërore bëjnë një foto të tillë. Lëpirja e Ramës është edhe më e neveritshme kur ku njeri i establishementit të George Sorosit, për të cilin Presidenti Trump e ka bërë të qartë qëndrimin e tij, doli hapur për të fyer Donald Trump në CNN, kur ia kërkuan vetëm njerëzit e establishmentit.
As e donte e as e pyeste njeri për mendimin e tij për Trump, dhe në vend që të mbante koordinatat që i takonin doli e fyeu njeriun më të fuqishëm të globit sot. E gjithë vizita e tij në Nju Jork ka qenë një vrap nëpër sallone dhe praktikisht pati vetëm me kryeministrin e Greqisë, Micotaqisin, dhe kryeministrin Serb, Vucic, vende që janë 1 orë e 15 min nga Shqipëria me avion.
Dëshpërimi i izolimit është kaq i madh dhe po e tillë është gënjeshtra që një foto protokolli, ku presidenti Trump rrezik nuk i di as emrin, të shitet për takim zyrtar.