Kryemashtruesi i Tiranës që thotë se uji është i pijshëm, blen 28 mln lekë ujë për bashkinë!'

E mërkurë, 25 September 2019 15:02

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar me dokumenta sot, një mashtrim publik të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt. Në një kohë kur Tirana nuk ka furnizim të rregullt me ujë dhe në kushtet kur dihet se ai ujë nuk është i pijshëm, Veliaj pretendon se uji është me cilësi. Kjo ndodh në një kohë kur ai shpenzon 28 milionë lekë për t'u blerë ujë, zyrtarëve të bashkisë!!!

Zhupa shkruan në Fb:

Miliona lekë nga paratë e qyetarëve për tendera për të blerë ujë të pijshëm për punonjësit e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që Veliaj propagandon se Tirana ka furnizim të vazhdueshëm edhe uji është me cilesi për tu pirë

Referuar dokumentave të tenderave të zhvilluar 2 vitet e fundit , Bashkia Tiranë ka harxhuar rreth 28 milion leke per “Blerjen e uji te pijshëm për administraten e Bashkise”. Sigurisht edhe ky tender ju dha ofertuesit me te larte, jo vetëm kaq por edhe në konflikt të pastër interesi pasi kompaninë e zotëron shtetasi Elvin Tivari me 33% aksione që është njekohësisht dhe Drejtor i Departamentit të Shitjeve në UKT institucion në varësinë e Bashkisë Tiranë.

Veliaj do të deklaronte se uji është i klorinuar dhe me gjithë parametrat kimik për t'u pirë.

Nëse uji i cezmave te Tiranes është i pijshëm me gjithë parametrat sic deklaron Veliaj atëherë pse bashkia dhe ai vetë paguajnë miliona lek për të blere ujë të pijshëm për zyra me paratë tona?!
Veliaj ose po gënjen dhe uji nuk është i pijshëm dhe ndaj realizon tendera për ujë të pijshëm për bashkinë e Tiranës, ose po shperndoron parate e qytetareve te Tiranes per te blere uje kur uji është i pijshëm edhe nga cezma?!

Qytetarët e Tiranes nuk kanë ujë te pijshem, paguajne 40% më shtrenjtë ujin e pa pijshem qe vjen kur i teket UKT dhe detyrohen të degjojne propagande boshe nga kryemashtruesi i Tiranes qe e blen ujin me parate e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...