Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje sot qeverisë dhe politikanëve shqiptarë në tërësi, të angazhohen për të ndaluar largimin e shqiptarëve nga vendi dhe izolimin e vendit nga Europa.
“Të dashur miq! Koha për të ndaluar largimin e shqiptarëve dhe izolimin e vendit nga Europa!” shkruan ai në Fb, duke marrë shkas nga një artikull i medias gjermane Deutsche Welle me titull: “Valë e re emigrimi nga Shqipëria?”, botuar sot.