Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë sot një takim me krerët e PD-së në rrethe. Takimi pritet të nisë në orën 18:00 dhe në fokus të diskutimeve do të jetë vijueshmëria e aksionit opozitar.
Duhet theksuar se, mbledhja e sotme vjen pas 9 kushteve që Bundestagu gjerman i vendosi Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
A do të vijohet me protesta qytetare? Kjo pritet të mësohet pas mbledhjes së sotme në selinë blu.