“Emigracioni dhe diaspora në betejë kundër narkoshtetit të Edvin Mafisë!
Kështu shkruan në një postim të tijin në Facebook ish kryeministri Sali Berisha.
Shqiptarët marrin arratinë nga vendi i tyre, qeveria kërkon të sjellë punëtorë nga Afrika
Referuar një emisioni në Nova Media Albania, Berisha shprehet ndër të tjera se, “zëri i diasporës dhe emigracionit tonë kundër narkoshtetit të vetëm në Europë po bëhet çdo ditë e më i fuqishëm”.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
“Emigracioni dhe diaspora në betejë kundër narkoshtetit të Edvin Mafisë!
Miq, shpetimini i Shqiperise nga narkoshteti i Edvin Mafise kerkon ndihmen e domosdoshme te diaspores dhe emigracionit tone kudo ne bote. Ky angazhim si gjithnje, ne momente kyçe per vendin dhe kombin tone ka rendesi thelbesore.
Zeri i diaspores dhe emigracionit tone kunder narkoshtetit te vetem ne Europe po behet cdo dite e me i fuqishem.
Artikujt dhe analizat e zhvillimeve ne narkoshtetin e Edvin Mafise dhe kritikat e tyre dermuese te personaliteteve te diaspores dhe emigracionit, protesta e perfaqesuesve te tyre para Shtepise se Bardhe, anullimi i pritjes dhe vizites te Edvin Mafise nga autoritetet e Kanadas pas peticionit te intelektualeve te shquar shqiptaro - kanadez jane disa nga angazhimet dhe kontributet e çmuara e te rendesishme ne betejen kunder shtetit te mafies se droges te vetme ne Europe.
Ketu me poshte keni nje video te Nuova Media ne te cilen denoncohen lidhjet e e narkoqeverise me krimin! Sb”