Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, i ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ ka reaguar në lidhje me raportin e komisionit të Venecias, publikuar një ditë më parë për Presidentin e Republikës Ilir Meta.
Sipas Vasilit, Meta ka bërë një shërbim shumë të madh, pasi ai po punon për vendin, jo për veten. ‘Kush do idiot që do dojë të provojë të kundërtën ka mbaruar’, shtoi Vasili.
‘Presidenti Meta ka bërë një shërbim shumë të madh. E vërtetoi edhe koha dhe në anën tjetër siguria ishte shumë e qartë. Edhe Venecia i dha të drejtë. Ai po punon për vendin jo për veten. Shqipëria mund të bjerë se nuk ka kushtetutë, gjykatë.
Kush do idiot që do dojë të provojë të kundërtën ka mbaruar. Këtu nuk jam fare politikan i opozitës po flas si qytetarë. Këta njerëz kanë votuar për shkarkimin e presidentit, por kjo është zhurma e radhës e Ramës’, u shpreh nënkryetari i