Presidenti Ilir Meta nderon ish-senatorin francez, Berson kontribut 30-vjeçar në mardhëniet mes dy vendeve.

Tuesday, 17 Prill 2018 14:38
Presidenti Ilir Meta dhe ish-senatori francez Michel Berson Presidenti Ilir Meta dhe ish-senatori francez Michel Berson

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta, i akordoi në një ceremoni të veçantë, ish-Senatorit dhe ish-deputetit francez, zotit Michel Berson, Titullin e lartë “Për merita të veçanta civile”.

Duke iu referuar kontributit mbi 30 vjeçar të Senatorit Berson, në krye të Grupeve të Miqësisë Francë-Shqipëri në Asamblenë Kombëtare dhe Senatin francez, Presidenti Meta, vlerësoi rolin që ai ka luajtur për forcimin e miqësisë midis dy vendeve.

Presidenti Meta nuk la pa përmendur edhe rolin që zoti Berson ka luajtur për rikrijimin e Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri, në vitin 1986, në Asamblenë Kombëtare të Francës.

“Franca dhe në veçanti Senatori Berson kanë dhënë një ndihmesë të madhe dhe një mbështetje shumë të vyer në këtë drejtim. Falë kësaj ndihme dhe mbështetje sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe pret, me padurim legjitim, çeljen e negociatave. Marrëdhëniet tona me Francën janë të shkëlqyera dhe të një natyre shumë të veçantë”, – tha Presidenti i Republikës.

.

Zotit Michel Berson iu akordua titulli “për merita të veçanta civile” me motivacionin: “Në vlerësim të mbështetjes së vyer në procesin e demokratizimit të Shqipërisë dhe institucioneve të saj, integrimit të vendit tonë në NATO dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Me mirënjohje të veçantë për kontributin e jashtëzakonshëm në promovimin e marrëdhënieve ndërmjet parlamenteve të të dy vendeve; konsolidimit e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore mes Shqipërisë dhe Francës dhe mes popujve tanë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...