Kreu i opozitës Lulzim Basha është i ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net.
Duke folur për zgjidhjen e krizës politike, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se e vetmja mënyrë për zgjidhjen janë zgjedhjet parlamentare.
‘Nuk ka të bëjë kjo më shfaqje të Edi Ramës apo ndonjë tjetri.
Kriza është e rëndë dhe kjo krizë zgjidhet me zgjedhje. Këtë thotë Bundestagu, bëni reformën zgjedhor dhe më pas zbatojeni, që do të thotë zgjedhje.
Përgjegjësia është Ramës, dështimi është i Ramës. Por në kemi marrë iniciativën, garantojmë reformën zgjedhore, garantojmë zgjedhje të lira dhe e çojmë vendin drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme. Të gjitha të tjerat janë përpjekje për të hequr vëmendjen nga 3 pika të thjeshta.
Zgjedhjet vendore nuk janë të mjaftueshme për të zgjedhur krizën. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje parlamentare. Kjo është rruga’, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net.