Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama teksa ishte e ftuar në emisionin “Java.”
Kryemadhi i është drejtuar Ramës me nofkën “Pjeshka e Bllokut”, duke e ironizuar edhe foton që kreu i qeverisë ka bërë me ish-presidentin e SHBA-ve, Barack Obaman.
“Pjeshka e Bllokut. I shkon më shumë se është artist. Nëse do të fliste për hallet e shqiptarëve në fushatë zgjedhore do ta quaja ndryshe, por meqënëse nuk e bën do ta quaj pjeshkë,”-tha Kryemadhi.