Prangat që po vijnë nga SHBA, për Edi Ramën!

Saturday, 05 October 2019 11:22

Qeveria e Rilindjes e drejtuar ‘me dorë të hekurt’ nga Edi Rama ka hyrë në vitin e 7-të dhe zullumet e saj, do të kërkonin që një prokurori e posaçme të punonte ekskluzivisht vetëm për atë.

Pavarësisht nga qindra milion euro abuzime dhe vjedhje të hapura me tender e koncesione për një grusht klientësh, pa garë e pa transparencë, edhe pse janë kapur në flagrancë në bashkëpunim me krimin e organizuar për grabitjen dhe blerjen e votave si dhe kanabizimin e vendit dhe shndërrimin e Shqipërisë në një distrubutor ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, ende nuk kemi pranga për askënd.

Por pikërisht kur me këtë prokurori të drejtuar nga një ‘ushtare’ e bindur e Ramës si Arta Marku, shpresat për ndëshkim ishin shuar tani për tani, nga përtej oqeanit duket se janë zgjatur prangat për Edi Ramën.

Përpara pak ditësh në SHBA u mbyll një gjykim i gjatë që kishte nisur që në vitin 2016 për dy nënshtetas amerikanë, të cilët kishin shkelur ligjet vendase për donacionet gjatë fushatës presidenciale të Barak Obamës të vitit 2012. Shqiptaro-amerikani, Bilal Shehu, u dënua në vitin 2017 me kusht, kurse së fundmi greko-amerikani, Uilliam Argeros, me 4 muaj burg.

Në këtë skemë mashtruese e të jashtëligjshme, jo vetëm për drejtësinë amerikane siç doli gjatë procesit në SHBA, ishin implikuar direkt tre presona dhe një prej të cilëve dhe më kryesor siç doli në seancën e fundit është vetë Edi Rama.

Ishte  avokati i Ulliam Argeros i cili kishte transferuar në llogarinë e Bilal Shehut 70 mijë dollar (10 mijë ‘i vuri’ vetë’) për të prerë biletat në eventin e San Fraciskos ku do të merrte pjesë Obama, i cili sipas ‘Zërit të Amerikës’, ka deklaruar se klienti i tij kishte vepruar në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama dhe se kandidati ishte Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë.

Ndërkohë që pas publikimeve të fakteve që implikojnë direkt Edi Ramën në këtë aferë të jashtëligjshme të kryer me para të dyshimta dhe presionit të opozitës, prokuroria shqiptare hapi dje hetimet të paktën formalisht për kryeministrin, nga SHBA, avokati dhe politikani i njohur, shqiptaro-amerikani Peter Lukas, deklaroi 2 ditë më parë se ka informacione nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA se, ‘do të ketë edhe një hetim amerikan, për Edi Ramën’.

Pikërisht këtë situatë të kryeministrit Rama dhe prangat që janë nisur nga përtej oqeanit, ka pasqyruar në punën e tij të radhës botuar në ‘Mapo’ mjeshtri i karikaturës politike, Bujar Kapexhiu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...