‘Rrëmbimi’ i 13-vjeçares, ironia e Manjanit: Ja ç'do kishin bërë Rilindasit nëse do ishin në opozitë

Saturday, 05 October 2019 11:40

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nuk e kursen ironinë me maxhorancën duke iu referuar rrëmbimit të sajuar të 13-vjeçares ditën e djeshme. Manjani kujton rastin e ‘Griseldës’ së ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi dhe shkruan se çfarë zhurme do kishin bërë rilindasit nëse do ishin në opozitë për ‘rrëmbimin’ e 13-vjeçares.

Ndërsa sipas tij, nëse do guxonte dikush sot ta luante këtë teatër ndaj tyre, sot në pushtet, do shpallej kazan, shpifës, spiun e tradhtar ndaj atdheut.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

E imagjinoni se çfarë zhurmë do kishin bërë rilindasit nëse do ishin në opozitë, për këtë ‘rrëmbimin’ e vajzës 13-vjeçare?!

Do kishin tërbuar dynjanë. Siç bënë për shtatzëninë imagjinare të Griseldës.

Edi Rama do shkumëzonte në konferenca për shtyp çdo gjysmë ore.

Erion Veliaj do kishte nisur 300 e-maile, kuptohet me të njëjtin tekst ku do shpjegohej se si qeveria rrëmbeu vogëlushen, për të manipuluar zgjedhjet… (mos kërkoni logjikë tek shpjegimet e tij).

Elisa do dilte për të sqaruar filmin horror që po përjeton vajza e rrëmbyer dhe se në këto momente ajo dhe të rinjtë e FRESH kanë dalë në terren që ta gjejnë vajzën…

Policë të pa punë (që sot janë drejtues policie) do rrekeshin të tregonin se sa kriminale është policia e kolegëve të tyre…

E kështu do vazhdonin të terrorizonin opinionin, derisa tu thoshte Fuga ‘boll se paska qenë lojë’….

Le të guxojë dikush sot ta luajë këtë teatër ndaj tyre, sot në pushtet!!!

Shpallet kazan, shpifës, spiun e tradhtar ndaj atdheut, baltosës etj. Në vijim aktivizohen task forcat, tatimet, pastrimi i pareve, IMT, PPP, dreqi i mallkum.

E përse?! Sepse luan të njëjtin teatër që luajti Rilindja në opozitë…Të drejtë janë apo jo?! Drapër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...