Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se evitimi i Tiranës nga sekretari amerikan Pompeo është një shuplakë ndaj qeverisjes së Ramës.
Shehu nënvizon se Pompeo ka realizuar takime me rëndësi në Mal të Zi, në Maqedoninë Veriore, Itali e Greqi, duke mos takuar vetëm Ramën. Sipas Shehut, kjo vjen për shkak se qeverisja e Tiranës është e deformuar dhe mbushur me problematika të shumta.
Nga Tritan Shehu/
Evitimi i Tiranes nga Sekretari Pompeo, nje “shuplake” qeverisjes Rama?
Sekretari i Shtetit ndersa po ben nje tur takimesh shume te rendesishme ne Rajonin tone, duket sikur evitoi Tiranen.
Ne fakt ai me vizitat e tij ne Itali, Mal i Zi, Maqedonine e Veriut e Greqi “rrethoi” Shqiperine duke vizituar vendet antare te NATO ne Rajon, pervec vendit tone.
Shkaqe ne fakt ka shume per ta bere kete, jane deformimet e thella te demokracise sone, qe ndoshta vetem Maduro po i realizon.
Jane devijimet, pa pergjegjeshmerite dhe kondicionimet serioze te politikave tona te Jashteme dhe Rajonale nga faktore lindore, qe po behen gjithmone dhe me shqetesues per politiken amerikane e per te cilat Sekretari i Shtetit foli qartesisht ne Greqi.
Dhe kjo vjen mbas vendimit te Bundestagut per procesin tone te integrimit, tashme i bllokuar qe prej vitit 2015.