Vasili: Nëse Rama ka fakte për prokurorin e Durrësit, përse nuk i tregon?

Saturday, 05 October 2019 17:35

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për akuzat që qeveria “Rama” ka bërë ndaj një prokurori në Durrës. Vasili shprehet se nëse Edi Rama ka fakte ndaj prokurorit që arrestoi drejtorin e Kadastrës në Durrës le t’i publikojë ato.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Edi Rama & co qeshnin kur perlanin Bashkine e Durresit dhe llapaqenosen sot kur drejtesia nuk eshte me ta!

Kur gjykata e Durresit jepte dy vendime ne nje dite per Kryetarin e bashkise dhe Edi Rama grabiste Bashkine e Durresit ne 30 qershor Rama & co ishin te kenaqur shume,pavaresisht nga gangsterizmi antiligjor i denje per tribute e Afrikes se Zeze qe ndodhi ne Gjykaten e Durresit.

Ndersa Edi Rama tha sot: “Prokurori i Durrësit që shantazhoi për hesap të një organizate kriminale zyrtarin e shtetit dhe më pas kërkoi burgosjen e tij, është mishërimi tipik i llumit të sistemit të drejtësisë, që nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë pastrimit nga sistemi! Ky llum po kryen akte kriminale padrejtësie, me moton “Do ikim që do ikim, të kapim ç’të kapim!”

Ne se i ka faktet,pse nuk shkon ta padise prokurorin ky llafazan kryeminister? Apo e ka zakon ky njelloj sic beri me Dritan Zaganin apo me Emiljano Nuhun qe ngaqe i dhimbnin te vertetat fillon histerite ligavece neper media.

Keta kur nuk ju pelqen drejtesia bejne llapaqenin,ndersa kur e kapin e blejne dhe e perdorin drejtesine per interesa te tyre qeshin,kenaqen dhe gezojne. Keta kur nuk ju pelqen drejtesia dalin edhe bejne proteste para gjykatave sic bente kryetari i bashkise se Tiranes dikur.

Keta qe ju cajne derrasat njerezve gjithe diten ne emer te drejtesise dhe thone ta leme drejtesine te thote fjalen e saj,sa here kjo ju leverdis, sot qe ju preket interesi ulerijne e pellasin te kunderten. Cfare karagjozesh,ç’lidhje kane keta me shtetin dhe ligjin??

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...