Intervista LIVE/ Basha: Bundestagu vendosi kushte për Ramën, jo për shqiptarët

Saturday, 05 October 2019 17:48

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh i vendosur se beteja e opozitës së bashkuar është rikthimi i legjitimitetit të qeverisjes përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Basha theksoi se 9 kushtet e Bundestagut përbëjnë një udhërrëfyes për daljen e vendit nga kriza politike. “Siç shprehet qartë edhe dokumenti i Bundestagut, zgjidhja e krizës së rëndë politike përben sot prioritetin numër 1 për Shqipërinë, në mënyrë që të avancojë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.” u shpreh Kreu i PD-së.
Pjesë nga Intervista:

Pyetje: Zoti Basha ky është një Tetor vendimtar për hapjen e negociatave. Ju e vazhdoni mobilizimin tuaj si opozitë, por protestat masive të opozitës kanë munguar. Është kjo në funksion të negociatave apo ka edhe diçka tjetër?

Lulzim Basha: Opozita është në krye të detyrës, në një moment shumë kritik që po kalon vendi. Momenti kritik që po kalon vendi, në radhë të parë, shikohet tek shtëpitë e shqiptarëve, tek frigoriferët e boshatisur të shqiptarëve, tek fakti që shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin. Këto janë pasojat e një politike të gabuar të një shteti të falimentuar dhe një partie në pushtet të kapur nga krimi dhe të zhytur në korrupsion. Ndërsa shkaku i vërtetë i kësaj krize është asgjesimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ndaj, e gjithë beteja e opozitës është fokusuar tek zgjidhja e kësaj krize ekonomike, sociale dhe politike, duke nisur me rrënjët e së keqes, që është rikthimi i legjitimitetit të qeverisjes përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në këtë kuadër, aksioni ynë nuk është mjaftuar vetëm me protestat, por edhe me një aktivitet të ngjeshur me qytetarët shqiptarë për të konsultuar vizionin tonë, planin tonë për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike; me faktorin ndërkombëtar, i cili është një aktor shumë i rëndësishëm edhe në kuadër të integrimit europian; natyrisht edhe brenda koalicionit opozitar për përpunimin e platformës politike për nxjerrjen e vendit nga kriza. Këto të treja janë të ndërthurura me aktivitetin e protestave, të cilat kanë qenë të ngjeshura dhe, padyshim, do të vazhdojnë si një mjet presioni për të zgjidhur krizën e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në vend.

Pyetje: Këto protesta do të vijojnë pas 17 Tetorit me përgjigjen e BE për negociatat?

Lulzim Basha: Axhenda e protestave është në funksion të objektivave politikë që një forcë politike apo një koalicion ka. Pra, nuk është se janë stopuar. Protesta ka patur përditë. Opozita është gjithmonë në krah të qytetarëve, nëse protestojnë kundër padrejtësive dhe korrupsionit tek Unaza e Re apo tek Teatri Kombëtar. Protestat kanë vazhduar në Shkodër, në Vlorë, në Korçë, në Tiranë.

Pyetje: Patjetër, por fjala është për ato protesta që mbushën bulevardin.

Lulzim Basha: Këtë po ju them, që protestat janë mjet për të arritur një qëllim dhe qëllimi që ne kemi është është t’u shërbejmë njerëzve, t’u shërbejmë qytetarëve për ta nxjerrë vendin nga kriza. Nxjerrja e vendit nga kriza do të vijë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura në një ditë me zgjedhjet legjitime  vendore, në kushte që garantojnë lirinë e votës dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Pyetje: Cili është komenti juaj në lidhje me 9 kushtet e Bundestagut. Këto 9 pika janë një ‘Po’ me kushte, apo një ‘Jo’ inkurajuese.

Lulzim  Basha: Mund të përdorim cilëndo prej dy shprehjeve që zgodhët. E rëndësishme është të kuptojmë që Shqipërisë, në vend që t’i pakësohen, i janë shtuar kushtet. Ky nuk është dështimi as i Shqipërisë, as i shqiptarëve. Ky dështim ka emrin, firmën dhe vulën e Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. 9 kushtet janë kushte të cilat përcaktojnë qartë krizën në të cilën e ka zhytur vendin kjo qeverisje. Po përmend vetëm dy prej kushteve që janë shtuar: arrestimi dhe procedimi penal I personave që janë përfshirë në shitblerjen e votive dhe gjykimin e legjitimitetit farsë të 30 Qershorit dhe përsëritjen e zgjedhjeve me një ligj të ri zgjedhor, me një reform zgjedhore. Këto tregojnë qartë se Shqipëria po mbahet në vendnumëro, në fakt, po ecën mbrapa për shkak të Edi Ramës. Nuk janë kushte që i janë vendosur Shqipërisë dhe shqiptarëve. Janë kushte që i janë vendosur Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. Në këtë kuptim nuk është një lajm i mirë, por mund të ishte një lajm shumë më I keq. Ka qenë, pikërisht, për falë të përpjekjes sonë dhe qendrimit tonë të qartë që haoja e negociatave dhe çdo gjë që do të ndihmojë hapjen e negociatave, ndihmon edhe zgjidhjen e krizës së rëndë politike, që ka sjellë sadopak edhe këtë përqasje të Bundestagut, ku, qartësisht dhe në ndryshim nga Maqedonia, Shqipërisë i vendosen 9 kushte për t’u plotësuar, të cilat duhet të vlerësohen përpara s evendit t’I hapen negociatat.

Pyetje: Ju çfarë angazhimi keni patur që Shqipërisë t’i hapen negociatat? Ju personalisht dhe në emër të PD-së. 

Lulzim Basha: Ne, me partitë tona simotra, kemi bërë të qartë që prej fillimit se për Shqipërinë dhe krizën politike ku ndodhet Shqipëria, është më rëndësishme hapja e negociatave si një instrument shtesë i presionit mbi keqqeverisjen, si një kontroll i shtuar mbi kapjen e shtetit, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, sesa izolimi i vendit. Sepse ne e dimë se çfarë ndodhi në Shqipëri, kur vendi u izolua nga bota për 50 vjet. Megjithatë, dua të them se rezervat, skepticizmi I vendeve anëtare është shtuar, siç është shtuar roli i krimit të organizuar shqiptar në vendet e tyre, siç është shtuar shqetësimi i vendeve, që reflektohet edhe në raporte të tilla, nga raporti i Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut, tek raporti për Narkotikët dhe Pastrimin e Parave, tek Raporti i ODIHR-it për gjendjen e demokracisë dhe shtetit ligjor në vend. Këto shqetësime nuk mund të anashkalohen nga vendet anëtare. Në këtë kuadër, 9 kushtet e Bundestagut përbëjnë një udhërrëfyes për daljen e vendit nga kriza politike. Siç shprehet qartë edhe dokumenti i Bundestagut, zgjidhja e krizës së rëndë politike përben sot prioritetin numër 1 për Shqipërinë, në mënyrë që të avancojë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Pyetje: Unë vijoj të insistoj tek pyetja, sepse ju keni thënë që “në emër të PD dhe Opozitës së Bashkuar garantoj të gjithë shqiptarët dhe partnerët tanë se do të bëjmë gjithçka që vendit tonë t’i hapen negociatat sa më parë.” Deri më sot, a është bërë kjo “gjithçka” me aq s aka në dorë opozita për të bërë?

Lulzim Basha: E thatë fare mirë. Detyrat janë të qeverisë. Përgjegjësia është e qeverisë, përgjegjësia është e Edi Ramës. Ky dështim ka emrin e tij dhe vulën e tij. Porn ë si opozitë, nuk mund ta lëmë as vendin, as fatin e shqiptarëve në duart e një qeverisjeje të dështuar që ka 6 vjet që dështon vit pas viti për të na çuar më afër Europës. Është një nga premtimet e pambajtura të Edi Ramës.  Ka edhe premtime të tjera të pambajtura, që e kanë sjellë vendin në këtë krizë të rëndë ekonomike. Por, në raport me Bashkimin Europian, ky ëhstë një dështim i përsëritur i Edi ramës. Për këtë arsye, opozita nuk ka pritur dhe nuk ëhstë thjesht në pozitta e të treguarit me gisht përgjegjësit që qartësisht është një- Edi Rama dhe qeveria e tij, pork a propozuar një plan masash për nxjerrjen e vendit nga kriza, duke përfshirë propozim për reformën zgjedhore, që është një nga kushtet kryesore, si nga raporti i OSBE/ODIHR-it, ashtu edhe nga 9 kërkesat e Bundestagut dhe nga dokumenti i vitit të kaluar i Këshillit Europian.

Pyetje: Nëse protestat masive do të vijonin, kam parasysh edhe tensionet, incidentet, a do të ishin këto një minus për Shqipërinë?

Lulzim Basha: Vetëm në vendet diktatoriale protestat shikohen si një problem. Protestat janë një shprehje e demokracië, janë një shprehje e lirisë themelore të qytëtarëve. Në rastin e Shqiprisë janë garancia, se, pavarësisht kapjes së shtetit, përqendrimit të të gjithë pushteteve në duart e një njeriu – të mos harrojmë se ka më shumë se një vit që Edi Rama është edhe kryeministër, edhe kryeorokuror, edhe Gjykatë Supreme, edhe Gjykatë Kushtetuese, edhe SHISH, edhe polici, edhe kryeredaktor i përgjithshëm, edhe kryoligark, por ka patur një pengesë të fuqishme, që kanë qenë qytetarët dhe opozita politike e vendit. Në këtë kuadër, mendoj se protestat kanë treguar se shqiptarët janë një popull europian, që nuk pranon rënien e demokracisë, nuk pranon praktikat despotike orientale, por janë një popull që e meritojnë të jenë pjesë e Europës. Është një popull i talentuar, është një popul, punëtor, është një popull i zgjuar. Qytetarët tanë shkëlqejnë sa herë ndodhen në kushtet barazisë para ligjit dhe mundësive. Këtë e shohim në vendet ku ata emigrojnë, në Itali, në Gjermani, në Britani, në SHBA, shkencëtarë, sportistë, muzikantë. Por këtu nuk vlerësohet as talenti, as aftësia, as virtyti. Në Shqipërinë e qeverisur nga Edi Rama vlerësohen rekordet kriminale. Po të kesh rekorde kriminale, bëhesh deputet, bëhesh Kryetar Bashkie, bëhesh drejtor i madh. Vlerësohet aftsia për të zhvatur paratë e taksapaguesve përmes tenderave, koncesioneve, PPP-ve korruptive, vlerësohet aftësia për të mashtruar dhe gënjyer qytetarët. Kjo duhët të marë fund. Që kjo të marë fund, vendit I duhet urgjentisht zgjedhje të lira e të ndershme, një parlament i dalë nga vota e popullt dhe jo i diktuar nga paraja e krimit, nga bandit kriminale dhe nga axhenda e oligarkëve.

Modifikuar më Saturday, 05 October 2019 17:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...