Pse e sulmoi Babloku - kryeministër, Presidentin?

Diel, 06 October 2019 10:13

Nga Petrit Vasili

Asnjë proces politik i Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit nuk mund të bëjë as edhe një hap përpara pa dialogun politik.

Pse e sulmoi babloku Kryeministër, Presidentin e Republikës? Shkaku është shumë i qartë dhe vija ndarëse mes tyre po ashtu.

Vetëm e vetëm se presidenti u përpoq dhe bëri gjithçka për dialog politik, brenda kompetencave të tij kushtetuese dhe ndërgjegjes patriotike të tij.

Por se ç'karagjoz është babloku, këtë e tregon qartë edhe kokëfortësia e tij prej të sëmuri psikik për të vazhduar me komisionin e paligjshëm të gjysmë parlamentit të tij për t’i bërë shantazh presidentit edhe pasi “Venecia” i tha që kjo është budallallëk.

Dialogu është premisë dhe kusht themelor që proceset të nisin dhe të shkojnë deri në fund, në të kundërt ato ose dështojnë ende pa nisur mirë ose degradojnë e degjenerojnë në rrugë e sipër duke mos përfunduar kurrë.

Shqipëria politike me gjithë vështirësitë, polarizimin pse jo dhe mungesën e eksperiencës gjithmonë, e ka gjetur ndër vitet e pluralizmit, rrugën e komunikimit politik, bashkëbisedimit apo dialogut thënë me thjesht.

Për herë të parë Shqipëria ka një individ, që urren dhe kundërshton me të gjithë fuqinë dialogun dhe ky është Edi Rama.

Ky peng i klaneve të zeza kriminale lufton me çdo mjet kundër dialogut, sepse për të nuk ka Shqipëri, por ka veç interesa personale,që duhen përmbushur patjetër, pavarësisht izolimit dhe rrënimit të vendit.

Ky bablok i përkufizuar kështu nga miqtë e tij të krimit, e di shumë mirë se pranimi i dialogut është cilësi e patriotëve dhe jo e tradhtarëve të atdheut si ai.

Përballë këtij babloku opozita ka vendosur vullnetin e saj atdhetar dhe të palëkundur për dialog konstruktiv dhe nga pozita të barabarta,
ndonëse përballë saj ndodhet një karagjoz kryeministër që punon orë e çast kundër vendit të tij.

Ndaj edhe pyetja e madhe dhe e pakapërcyeshme për të gjithë shqiptarët e ndërkombëtarët kudo që janë është:

Si mund t’u besohet ftesave të bablokut për dialog?!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...